Panorama Sport (Albania)

Bonuçi gjen defektet: Milan, na duhen kampionë

Mbrojtësi: Shënova me pak fat. Te goli, Kielini e Barxalji ndryshuan markimin ndaj meje

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas golit të tij ndaj Juves, me siguri Leonardo Bonuçi ka imagjinuar një tjetër rezultat për atë ndeshje. Me sfidën që përfundoi në favor të bardhezinj­ve, kapitenit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të kurojë plagët dhe të bëhet gati për derbin. Kapiteni kuqezi ka cilësuar mungesën e përvojës si faktorin vendimtar në humbjen kundër "Zonjës së Vjetër", duke mos hezituar të japë publikisht këshilla për drejtuesit: "Te Milani është krijuar një bazë e mirë me lojtarë cilësorë. Nëse do të më lejohej që të këshilloja Marko Fasonen dhe Masimilian­o Mirabelin që në punën e tyre janë tepër të zotë, do t'u thosha që të afrojnë në ekip futbollist me përvojë europiane. Për t'u rritur edhe më shumë si skuadër kemi nevojë për elementë që kanë luajtur në Europë dhe kanë një përvojë të gjerë ndërkombët­are. Vetëm në këtë mënyrë, cilësia e skuadrës do të rritej, pasi të tillë futbollist­ë bëjnë me kualitativ­e dhe seancat stërvitore."

JUVJA DHE GOLI - Teksa shpjegonte këndvështr­imin e tij, 32-vjeçari rrëfeu edhe disa momente të përballjes në fushë në rastin e golit, duke treguar se: "Në nivel emocionesh ishte një ndeshje shumë e fortë. Në rastin e golit u tregova i zoti duke kërcyer më lart se të gjithë. Mua duhej të më markonte Kielini, por duke e ditur që do të synoja shtyllën e parë, ai dhe Barxalji

ndryshuan planin. Për një moment ndalova dhe u gjenda në mes të një sanduiçi, por me pak fat kërceva më shumë nga të tre dhe arrita të shënoj". Duke u rikthyer te sfida me të kaluarën e tij, Bonuçi nuk i kurseu komentet, duke thënë ndër të tjera se: "Rikthimi në stadiumin ku kam fituar shumë vite radhazi pa dyshim ishte emocionues. Isha i dyzuar mes duartrokit­jeve dhe vërshëllim­ave, por publiku vendosi rrugën e tyre. Respektoj vendimin e tyre dhe nuk mbaj mëri, fundja ata paguajnë biletën dhe sillen ashtu siç e shohin të arsyeshme. Personalis­ht do t'i jem përgjithmo­në mirënjohës Juventusit dhe disa vërshëllim­a nuk mund të ma ndryshojnë mendimin".

DERBI - Vetëm pak ditë për të rimarrë veten dhe Milani ka një tjetër rival si Interi në rrugën e tij. Nga lartësia e përvojës së tij, Bonuçi i njeh këto situata, për të cilat ka edhe "recetën": "Nuk kemi përse të mendojmë për humbjen. Vëmendja dhe energjitë tona mendore duhet t'i kushtohen vetëm derbit. Një fitore do të na ndihmonte të rinisnim rrugëtimin tonë drejt vendit të katërt dhe unë jam shumë i bindur se mund t'ia dalim mbanë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania