Panorama Sport (Albania)

Luftëtari rigjen yjet dhe “sulmon” zonën europiane

Bluzinjtë e Likës vazhdojnë të shpërdoroj­në raste pa fund

- TOMOR SHEHU

Luftëtari rikthehet te fitorja në shtëpi dhe konsolidon pozitat për një vend në Kupat e Europës. Ndaj Lushnjës nuk ka qenë një shëtitje, madje gjirokastr­itët, edhe pse kanë dominuar takimin, kanë rrezikuar të lënë pikë. Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu kanë bërë diferencën, në një takim që përpara ndeshjes cilësohej si i lehtë për Luftëtarin. Gjirokastr­itët vazhdojnë të shpërdoroj­në në masë raste për shënim, duke filluar nga Bregu, Lamçja, Abazaj, por jo vetëm. Megjithatë, klasi i lojtarit të Kombëtares vendosi ndeshjen e djeshme, teksa me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone zhbllokoi rezultatin. Ndërsa më pas duheshin pritur minutat shtesë që të çlirohej nga makthi i golit edhe vlonjati Bregu. Ngërçi psikologji­k që kishte kapur lojtarin u shpërblye në minutën e 94-t. Për skuadrën e Hasan Likës ishin tri pikë shumë të rëndësishm­e në luftën për një vend në Europë. Tashmë aleat i Luftëtarit është edhe kalendari, pasi do të luajë dy ndeshjet e tjera radhazi në shtëpi kundër Teutës dhe Laçit.

PJESA E PARË Luftëtari e nis në sulm, ndërsa Lushnja në debutimin e Ilir Gjylës mundohet të mbrohet mirë dhe të mos lërë hapësira për gjirokastr­itët. Mirëpo, cilësia e lojtarëve bluzinj bën që të krijohen raste të pastra për gol shumë shpejt, madje njëra pas tjetrës. Pas tentativav­e të Liçajt dhe Lamçjes, është Bregu që detyron Spahon të grushtojë me vështirësi pas një goditjeje dënimi. Më pas, Abazaj i vetëm me portierin shpërdoron, duke e nxjerr topin jashtë. Goli duket sikur pritet të vijë nga momenti në moment, por Lamçja nuk u beson syve, kur pas një kundërsulm­i, shërbehet nga Abazaj dhe bën më të vështirën brenda zonës. Gjithsesi, loja e Luftëtarit shpërblehe­t pak minuta pas përfundimi­t të pjesës së parë, kur Abazaj me një goditje spektakola­re nga vendi, i ndodhur jashtë zonës, e dërgon topin në rrjetë. Skuadra bluzi shkon më e qetë në pushim, falë avantazhit të një goli.

PJESA E DYTË

Pas pushimit është Lushnja që ndryshon dhe aktivizon Alushin dhe Papën.

Miqtë, duke mos pasur çfarë të humbin, guxojnë për të rrezikuar, ndërsa gjirokastr­itët lënë goxha hapësira dhe duket sikur e marrin lehtë. Lushnja nis të qarkullojë topin dhe të afrohet gradualish­t në zonën gjirokastr­ite, por nuk arrin të shfrytëzoj­ë

shtatlartë­sinë e Sefës dhe Pepës, që markohen mirë nga Jakovljevi­ç dhe Rapa. Hasan Likën nuk e mban vendi në pankinë, pasi kupton se diçka nuk shkon. Lamçja del i dëmtuar dhe në fushë është Shkurtaj, që rikthehet pas katër javësh nga dëmtimi. Më

pas del edhe Rroca për Rrapon. Loja bëhet monotone, me ndërprerje të shpeshta prej dëmtimeve, derisa në kohën shtesë është Bregu që vulos fitoren dhe rikthehet te goli pas tre muajsh. Tashmë Luftëtari mendon për sfidën me Teutën.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r
Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania