Panorama Sport (Albania)

Hejnkes snobon Borusian: Sevija, shumë më e fortë

Bavarezët luajnë të martën çerekfinal­en e parë

-

Jup Hejnkes arriti të thyejë rekordin e Luis Van Gal dhe Karlo Ançelotit me fitoren në ndeshjen e fundit në Champions ndaj Beshiktash­it. Gjermani regjistroi fitoren e 11-të radhazi me bavarezët. Pa dyshim një shifër e frikshme kjo, duke parë rivalët që la pas. Seria e fitoreve nisi më datë 2 prill 2013 ndaj Juventusit në shtëpi, deri në ndeshjen e fundit ndaj Beshiktash­it më datë 14 mars 2018. Hejnkes synon të fitojë sërish tripletën me Bajernin, ashtu siç bëri në sezonin 2012- 2013, ku mundi në finale Dortmundin me rezultatin 2-1, falë golit në minutat e fundit të Arjen Robenit. Ndeshja e radhës është ndaj Sevijës për çerekfinal­en e Champions-it. Por trajneri, edhe pse mendon që ndeshja është e vështirë, lojtarët do të sillen si profesioni­stë dhe do të zhvillojnë lojën e tyre. "Në pjesën e parë ishte një shfaqje gala e skuadrës, por në pjesën e dytë e ulëm pak ritmin, pasi të martën kemi një ndeshje të rëndësishm­e në Champions ndaj Sevijës. Nuk besoj se lojtarët e mi do të vetëkënaqe­n nga rezultati ndaj Dortmundit. Në ndeshjen e së martës na pret një kundërshta­r i vështirë. Ndeshja ndaj Sevijës është e një kalibri të ndryshëm nga ai i kampionati­t", u shpreh Hjenkes pas rezultatit tenistik ndaj rivalëve të Dortmundit në ndeshjen e së shtunës. Ndërkohë, edhe drejtori sportiv Hasan Salihamixh­iç foli për ndeshjen ndaj spanjollëv­e. "Tani vjen Sevija, kampionati është pothuajse i yni. Na erdhi keq që nuk ndodhi kësaj jave në praninë e tifozëve tanë. Por do të synojmë ta fitojmë në javën e ardhshme ndaj Augsburgut. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës, ku do të synojmë kualifikim ndaj një kundërshta­ri të vështirë". Më pas, ai foli edhe për Hames Rodrigez. Kolumbiani shënoi një gol

dhe dha dy assist për skuadrën duke u rikthyer në kohët e arta, si te Kolumbia në Botërorin e vitit 2014. Hasan është i mendimit se Hames është lojtar kyç për skuadrën. "Ai di të bëjë që gjërat e vështira të duken të lehta. Kam dëgjuar që po zhvillon një kurs intensiv për të mësuar gjermanish­ten. Kjo është një këshillë që ia kam dhënë më përpara", përfundoi drejtori sportiv i bavarezëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania