Panorama Sport (Albania)

Partizani“samba” nëPartizan­i“sam b a” në K amzë, presion Kukës itK amzë, presion Kukës it për...Champions-in

Me alipin "demat" janë të pandalshëm, kamzalinjt­ë afrohen me zonën e rënies nga kategoria

- ILIR CARA

Partizani nuk sh këlqeu me lojë, por të besuarit e trajnerit Dalipi u treguan cinikë dhe arritën të merrnin trepikëshi­n në derbin ndaj Kamzës, që u luajt në transfertë. Triumfi i të kuqve erdhi nga një "samba" braziliane, pasi në minutën e 76-të Lukas vallëzon në zonën e Kamzës dhe shënon golin e vetëm dhe të fitores. Me këtë sukses, Partizani shkon në kuotën e 42 pikëve, po aq sa ka edhe Laçi i vendit të tretë. Kurbinasit janë superiorë në bilancin direkt me të kuqtë, ndaj janë para. Faza e katërt nis me përballjen mes këtyre dy skuadrave, ku Partizani do të kërkojë të thyejë tersin e këtij sezoni ndaj laçianëve, si dhe t'i parakalojn­ë në renditje. Laçi mbetet skuadra që u ka bërë "gjëmën" të kuqve në dy fazat e para, por të kuqtë do të kërkojnë të përfitojnë nga ngarkesa e kurbinasve, pasi në mesjavë luajnë gjysmëfina­len e parë të Kupës. Ndërsa Kamza, me humbjen e djeshme, e ka pështjellu­ar shumë të ardhmen, pasi tani zona e ftohtë është më afër, ndonëse kanë 5 pikë më shumë se Teuta.

PJESA E PARË- Takimi nisi i qetë dhe loja u përqendrua kryesisht në dyluftimet në mesfushë. Fillimisht rrezikojnë vendësit me Raçiç, por pa sukses. Në minutën e 10-të, Partizani bën një zëvendësim të detyruar, pasi Bardhi dëmtohet në shpatullën e djathtë nga ndërhyrja e Arrabal dhe vendin e tij ia lë Abdurrahim­it. Pas minutës së 15-të, Partizani merr më shumë iniciativa sulmuese, me protagonis­të Asanin dhe Abdurrahim­in. Përpos insistimit të "demave", portieri Avdyli mbetet i pamposhtur. Në minutën e 42-të, Kamza krijon rastin e parë serioz, por gjuajtja e Filit përfundon jashtë. Në fund të kësaj pjese, Trashi shpërdoron një mundësi të pastër. 0-0 mbyllen 45 minuta e para.

PJESA E DYTË- Të dy trajnerët u besojnë të njëjtëve lojtarë, madje, si për çudi, në pushim të dy pjesëve munguan lojtarët që bëjnë nxehmje në fushë. Pjesa e dytë nis e qetë dhe vetëm në minutën e 53-të vjen rreziku i parë në portën e Kamzës. Takimi është i dyluftuar, kryesisht në mesfushë. Vendësit nuk e kanë rrezikshmë­rinë si në ndeshjet e tjera, mbase edhe nga mungesat, kryesisht në krahun e djathtë, ku Frashëri del shpesh në ndihmë të sulmit. Partizani ka dëshirën për të shënuar, por janë disi konfuzë në lojë. Në minutën e 56-të, Avdyli "fluturon" duke i mohuar golin Abdurrahim­it. Në minutën e 68-të, Kamza bën zëvendësim­in e parë, Malaj i lë vendin >merit. Ndërsa te miqtë, Kotobelli zëvendësoh­et me

Lukasin dhe Trashi kalon si mbrojtës i majtë. Në minutën e 74-t, të dy trajnerët bëjnë nga një zëvendësim, Rezi ndërrohet me Imerin, ndërsa Asani me Çanin. Zëvendësim­et ndikuan për mirë te Partizani, pasi funksionoi strategjia e Dalipit. Në minutën e 76-të, me

një "samba" braziliane të Lukasit, të kuqtë shënojnë golin e fitores. 5 minuta më vonë, Raçiç i lë vendin Mehmentit, por në fushë nuk ka më histori dhe Partizani arrin të administro­jë golin e shënuar nga Lukas dhe vijon ngjitjen në tabelë për të siguruar Europën.

 ??  ?? "Demat" "Demat" fitojnë fitojnë me golin golin e e braziliani­t braziliani­t Kardozo, Kardozo, kapiteni kapiteni Batha: Batha: E E kapim kapim vendin vendin e dytë dytë
"Demat" "Demat" fitojnë fitojnë me golin golin e e braziliani­t braziliani­t Kardozo, Kardozo, kapiteni kapiteni Batha: Batha: E E kapim kapim vendin vendin e dytë dytë
 ??  ??
 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Të kuqtë duke festuar golin e Lukasit
Foto: F. Hazizllari Të kuqtë duke festuar golin e Lukasit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania