Panorama Sport (Albania)

Duro s'preket, zbardhet mbledhja në Vlorë

60 minuta takim, zbardhet diskutimi mes administra­torit dhe kreut të pankinës

- ERMAL SIKA

Mbledhje urgjente te Flamurtari. Pas humbjes së pësuar me Kukësin, administra­tori Sinan Idrizi thirri dje në një mbledhje trajnerin Shpëtim Duro. Mbledhja u zhvillua paradite dhe zgjati për gati 60 minuta. Duro shoqërohej nga ndihmësit e tij, Jeton Beqiri dhe Petraq Bifsha, ndërsa nga drejtorët e klubit ishte vetëm...

Mbledhje urgjente te Flamurtari. Pas humbjes së pësuar me Kukësin, administra­tori Sinan Idrizi thirri dje në një mbledhje trajnerin Shpëtim Duro. Mbledhja u zhvillua paradite dhe zgjati për gati 60 minuta. Duro shoqërohej nga ndihmësit e tij, Jeton Beqiri dhe Petraq Bifsha, ndërsa nga drejtorët e klubit ishte vetëm Ardi Behari. I pari e ka mbajtur fjalën administra­tori Sinan Idrizi. Idrizi ka kërkuar që të mësojë nga trajneri Duro dhe stafi teknik se çfarë nuk po shkon te Flamurtari. "Të gjithë jemi shumë të mërzitur për rezultatet e fundit. Asnjë nuk duhet t'u shmanget përgjegjës­ive. Unë nuk dua të kryqëzoj trajnerin, pasi të gjithë kanë pjesën e tyre. Duhet që bashkë të mendojmë sesi ta zgjidhim këtë situatë dhe sesi të dalim nga kjo gjendje. Dua të di, çfarë nuk shkon?", është shprehur fillimisht Idrizi. Ka ardhur më pas radha e trajnerit Duro që të flasë. Trajneri Duro tha se për këtë situatë mban përgjegjës­i, ndaj është i hapur

për çdo vendim që mund të merret ndaj tij. "Kemi kaluar një situatë të vështirë. Dihet që kanë qenë të dëmtuar shumë lojtarë dhe jemi dënuar gjithashtu nga gabimet e arbitrave. Por nuk duhet të fshihemi pas tyre. Në ndeshjen e fundit ne e kishim vetë fajin. Lojtarët u shthurën në fushë në takimin me

Kukësin dhe u duk sikur nuk kishin besim. Unë mbaj përgjegjës­inë time në këtë situatë. Jam trajneri më jetëgjatë në Vlorë dhe kam respekt shumë për ju si president, por edhe për tifozët dhe të gjithë. Ndaj nuk mund që ta kapërdij dot këtë gjendje. Unë jam i hapur për çdo vendim që ju gjykoni

se duhet marrë", mësohet të ketë thënë Duro. Por, administra­tori Idrizi i tha Duros se do të vijojë të jetë në krye të pankinës vlonjate dhe se ka të gjithë besimin e tij. "Duro, ne kemi shumë gjëra për të bërë bashkë. Nuk keni vetëm ju përgjegjës­i, por të gjithë. Ke besimin tim të plotë dhe vazhdo

punën", është shprehur Idrizi.

ADMINISTRA­TORI- Sinan Idrizi deklaroi për "Panorama Sport" menjëherë pas mbledhjes se rikonfirmo­n trajnerin Duro në krye të pankinës vlonjate. Sipas Idrizit, me Duron klubi do të ketë një bashkëpuni­m afatgjatë dhe se po piketohet Flamurtari i së ardhmes. "Trajneri Shpëtim Duro është në krye të detyrës. Ai ka besimin absolut nga unë. Ne po piketojmë Flamurtari­n e së ardhmes bashkë me Duron. Kështu që nuk ka vend që të diskutohet për çështjen e trajnerit. Në mbledhjen që zhvilluam diskutuam sesi mund të dalim nga kjo situatë jo e mirë dhe se të gjithë kanë përgjegjës­inë e tyre për këto rezultate negative", u shpreh Idrizi.

TRAJNERI- "Siç e thashë edhe në konferencë­n për shtyp unë mbaj përgjegjës­itë e mia. Gjatë takimit nuk i kam paraqitur dorëheqjen Idrizit, pasi po ta bëja nuk do të isha më këtu. Në takim diskutuam për situatën në përgjithës­i. Siç marrim meritat kur na ecin punët, ashtu duhet të marrim edhe përgjegjës­itë", tha Duro. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kritikoi pas ndeshjes trajnerin Duro. Në lidhje me deklaratën e Lelit, Duro shprehet. "Jam shumë dakord me atë që tha kryetari i bashkisë dhe e vlerësoj. Unë mbaj përgjegjës­itë e mia", përfundoi trajneri Duro.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania