Panorama Sport (Albania)

"Na penalizuan mungesat, më kënaqte barazimi"

-

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, për "Gol pas Goli" u shprehe se ndaj Partizanit ishte një ndeshje e vështirë dhe do ishte i kënaqur edhe me një barazim. "E kam thënë dhe herë të tjera, është një kampionat i vështirë. Po bënim ndeshje të mira dhe nuk po na vinin rezultate. Do isha i kënaqur që ndeshja të dilte edhe barazim. Partizani ka lojtarë me kualitet në gjirin e vet. Morëm një humbje që na kushton, por me rëndësi është që prodhojmë lojë. Patëm 2 mungesa. Linja e djathtë na mungoi, si Idrizi dhe Frashëri. U munduam të fusim Fukiun mbrojtës të djathtë. Një pozicion mundesh ta riparosh, por në derbi na mungoi e gjithë linja e djathtë. Rastet e kundërshta­rit nga ajo pjesë erdhën. Mungoi pasimi i fundit? E vërtetë, edhe në pushimin e pjesës së parë, për këtë gjë i fola ekipit. Duhet të dalim shumë shpejt. Ishim jo të shpejtë në veprime. Aksioni duhet të nisë që te mbrojtësit. Por, edhe dy mesfushorë­t ishin mbrapa dhe me shpinë nga porta e kundërshta­rit. Kjo gjë na penalizoi", u shpreh trajneri Ndreu.

MBIJETESA- Sa i përket sigurimit të mbijetesës së Kamzës, trajneri Ndreu u shpreh: "Është një kampionat me rivalitet. Pavarësish­t pikëve, nuk mund të flemë gjumë. E dija që kampionati do shtrëngohe­j. Ka ekipe jashtë objektivit që të japin maksimumin. Lufta tani është e hapur, por kam besim te skuadra edhe me kthimin e 2 lojtarëve që na mungojnë, do të vijmë te lojërat që kemi zhvilluar deri tani. Është e rëndësishm­e të mos humbim besimin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania