Panorama Sport (Albania)

“Jemi Partizani, futemi në fushë vetëm për fitore”

-

Partizani i trajnerit Klevis Dalipi nuk di të ndalet, pasi në katër ndeshje kanë grumbullua­r 10 pikë, me 5 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Dalipi, në prononcimi­n pas ndeshjes për "SuperSport", pohoi se ekipin e ka të kompletuar dhe synojnë vendin e dytë. Ai shpreh dëshirën të vijojë gjatë si trajner i të kuqve, por synimi i radhës është suksesi ndaj Laçit, që në mesjavë luan edhe në Kupë. Kësaj radhe fituat me golin e Lukas, a po funksion si duhet skuadra?

E përsëris që skuadra është e kompletuar. Duhet gjetur momenti i duhur në një ndeshje që i dimë shumë mirë vështirësi­të. Ata lojtarë që u futën, e ndihmuan skuadrën, sidomos Lukas, por edhe Çani. Ne kemi lojtarë të mirë, por nuk kemi yje. Forca jonë është grupi. Aktualisht, çfarë objektivi ka Partizani? Do të luftojmë deri në fund për të arritur vendin e dytë. Objektiv ngelet pjesëmarrj­a në Europë. Tani është pjesa më e vështirë. Më e vështirë është vazhdimësi­a. I kemi të gjitha mundësitë për të marrë rezultat pozitiv. Ne jemi Partizani. Futemi në çdo ndeshje vetëm për fitore. Do ju vinte keq nëse klubi nuk do t'ju besonte për sezonin e ardhshëm? Kam pasur shumë besim te grupi. Rezultatet po vijnë, lojtarët më ndjekin. Ata besojnë tek emri i madh i Partizanit. Për aspektin personal them që t'ia leme kohës. Të fillosh karrierën në një ekip si Partizani, është privilegj. Nëse qëndroni, sa për qind të këtyre lojtarëve do të mbanit?

Të gjithë këta lojtarë po japin maksimumin dhe nuk do të ishte etike t'i përgjigjes­ha kësaj pyetje. Për këtë do të shohim më vonë. Këta lojtarë dhanë sinjale pozitive edhe me Partizanin B. Për ta fituar një ndeshje, është e vështirë, jo dhe aq për barazimin. Rrezikuam nga një standard, por ishim me fat që nuk pësuam.

Sa favorizohe­ni nga fakti se Laçi do të luajë të mërkurën në Kupë?

Jemi të avantazhua­r, por besoj se ata i kanë marrë parasysh që janë në luftë për dy trofetë. Kemi më shumë kohë për t'u përgatitur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania