Panorama Sport (Albania)

Bregu zbardh të ardhmen: Vendoset në maj, goli për nënën

Mesfushori gjen rrjetën për herë të parë këtë vit

-

Autori i golit të dytë për Luftëtarin, Dejvi Bregu, është shfaqur mjaft i kënaqur pas ndeshjes për faktin se arriti të gjente golin pas një mungese relativish­t të gjatë. "Jam i lumtur që më në fund jam zhbllokuar, pasi kam treguar volum loje dhe kam krijuar raste, por ishte pikërisht goli ai që më ka munguar në këtë vit kalendarik", ka thënë vlonjati, që luan për gjirokastr­itët, në deklaratën e tij për "SuperSport". Mesfushori i avancuar ka folur edhe për ngërçin që ka skuadra e tij në finalizimi­n e aksioneve. "Ndonjëherë e vrasim ndeshjen më shpejt. Jemi ekipi që krijojmë më shumë raste para portave kundërshta­re dhe në disa raste duhet që ta zgjidhim takimin sa më shpejt", ka vazhduar lojtari që thekson se gjatë seancave stërvitore skuadra duhet të punojë më shumë në drejtimin e finalizimi­t. "Ndonjëherë jemi shumë naivë, por me kalimin e javëve duhet të punojmë në këtë aspekt për kundërshta­rë që do të jenë më të mirë se Lushnja", është shprehur Bregu. E ardhmja e lojtarit është në dyshim, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit te Skënderbeu, por kjo nuk e shqetëson futbollist­in. "Fati im vendoset në maj. Unë dua të jap sa më shumë asiste dhe të bëj gola për momentin", ishin fjalët e lojtarit. Në momentin që shënoi golin, Bregu nxori një bluzë me dedikim të veçantë, ku shkruhej: "Të dua Mami". "Bluzën e kam bërë që për ndeshjen me Kukësin sepse mami ishte në stadium, por në atë ndeshje nuk shënova dhe prandaj e nxora sot (dje) atë bluzë", ka mbyllur prononcimi­n e tij, futbollist­i i Luftëtarit.

 ??  ?? "Të dua Mami", ishte bluza me të cilën ka festuar lojtari i Luftëtarit, Dejvi Bregu, pas golit të shënuar dje ndaj Lushnjës.
"Të dua Mami", ishte bluza me të cilën ka festuar lojtari i Luftëtarit, Dejvi Bregu, pas golit të shënuar dje ndaj Lushnjës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania