Panorama Sport (Albania)

Heroi i Teutës, Shkalla: Latif nuk është i qetë, qëndrojmë në Superiore

Flet autori i golit të fitores: Do ishte mirë që Vllaznia të ndalej

-

Silvestër Shkalla ishte heroi i Teutës në përballjen me Laçin në "Niko Dovana", duke shënuar një gol me vlerën e fitores. Qendërmbro­jtësi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë një mur për kundërshta­rët, teksa rrjeta në minutat e fundit të ndeshjes ishte qershia mbi tortë për performanc­ën e tij në këtë sfidë. Me këtë trepikësh, "Djemtë e Detit" ngjiten në kuotën e 29 pikëve, 1 më pak se Vllaznia e vendit të tetë që mposhti në shtëpi Skënderbeu­n. Ndonëse kjo fitore ka një vlerë të madhe sërish nuk i mjaftoi Teutës për të parakaluar Vllazninë në klasifikim, gjithsesi ky sukses ka ngrohur bregdetarë­t. Një gol me vlerën e fitores,

e kishit praktikuar diçka të tillë në stërvitje?

Realisht ne punojmë shumë në stërvitje dhe zhvillojmë skema nga më të ndryshmet për të arritur te goli. Jam me fat që topi shkoi në rrjetë, pasi kishim shumë nevojë për këtë fitore. Mbrojtësit shënojnë rrallë, kujt ia dedikoni këtë gol?

Është e vërtetë, por ama kur shënojmë i japim fitoren ekipit (qesh). Dua t'ia dedikoj gjyshit, i cili tani më sheh nga qielli.

Goli pritej nga Latifi, por ai sërish nuk arriti të jetë vendimtar pavarësish­t rasteve të shumta që pati. Shënuat ju, por në këtë mënyrë duket shumë e vështirë të realizohet objektivi?

Më vjen mirë që e ndihmova skuadrën të merrte një fitore, por në ekip pak rëndësi ka se kush shënon, mjafton të fitojmë. Latifi nuk po arrin të jetë i qetë përpara portës dhe besoj se kjo po ndikon. Edhe në stërvitje e shoh që është në presion, duhet të jetë i qetë për të shënuar.

Sa jua vështirëso­n planet fitorja e Vllaznisë?

Ne duhet të shohim punët tona dhe të japim maksimumin për t'i fituar vetë ndeshjet. Nuk duhet të presim nga të tjerët, pasi ndryshe do të rrezikojmë shumë. Gjithsesi, mirë do të ishte që Vllaznia të ishte ndalur, megjithatë unë besoj se ne do të qëndrojmë në Superiore. Me kë ndiheni më mirë në qendër të mbrojtjes, me Hrkaç apo Bilalin?

E rëndësishm­e për mua është të jem në fushë, pak rëndësi ka se kush është partneri im. Me të dy ndihem mirë dhe kuptohemi mjaft mirë, pasi kemi kohë që luajmë dhe tani e kemi kuptuar mirë lojën e njëri-tjetrit. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania