Panorama Sport (Albania)

Pogradeci fiton në fund, bie Apolonia

Liqenorët triumfojnë dhe parakalojn­ë miqtë nga Fieri

- ROMEO XINXIFI

ogradeci thyen Apoloninë. Një gol në fund u ka mjaftuar liqenorëve që të marrin këtë trepikësh që i ngjit një shkallë më lart në renditje. Me shpresat për Superioren që janë shuar, ndeshja e luajtur dje në "Gjorgji Kyçyku" shërbeu vetëm për prestigj. Edhe në këto kushte futbolli i bukur nuk mungoi, megjithatë rastet e rrezikshme ishin minimale. Vetëm dëshira e të rinjve nuk mjaftoi dhe sidomos kur vendësve u mungonte "bomberi" Çekiçi në fushë, ndërsa miqtë nuk aktivizuan 5 titullarë.

PJESA E PARË

Loja nisi shpejt dhe me qarkullim të dendur në mesfushë, por kur vinte puna për finalizim mungonte agresivite­ti. E megjithatë, fierakët shfaqen disi më të rrezikshëm dhe për këtë mendon Lamaj. Lojtari kontrollon mirë topin dhe i ndodhur i vetëm përballë portierit Malit, nuk finalizon. Kundërpërg­jigjen vendësit me anë të Kames, por as sulmuesi pogradecar nuk arrin të mposht Hasfatijan. Më pas janë minuta të qeta me disa ngacmime sporadike, që më së shumti vinin nga distancë e largët, por pa "trembur" portierët. Pjesa e parë mbyllet me një rast të bardhejesh­ilëve, por Mihana tregohet pak egoist, duke menduar të zgjidhë gjithçka vetëm, në një kohë që mund të shërbente te të tjerët dhe çonte ekipin në dhomat e zhveshjes në avantazh.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë ka thjesht dëshirë për lojë dhe aspak mundësi për të krijuar episode. Kronika është shumë e varfër. Me vështirësi, të dyja ekipet u drejtohen portave

respektive, e ndonëse të dy trajnerët kryen zëvendësim­e në këtë repart, kjo nuk solli diçka ndryshe. Diferenca bëhet nga pogradecar­ët vetëm në minutën e 88- të. Pas një goditjeje këndore, topi ngelet në zonë dhe atje mendon mbrojtësi Pere që ta

shtyjë në drejtim të rrjetës dhe zhbllokojë shifrat. Edhe pse pas këtij moment kishte edhe dy minuta kohë të rregullt dhe katër minuta shtesë, fierakët nuk gjetën dot forcën për të reaguar me atë ekip aq të ri që kishin zbritur në fushë. Kështu, pogradecar­ët

marrin tri pikë të plota në këtë fazë dhe kjo shihet si një sinjal i mirë për vazhdimësi­në, edhe pse hapur e kanë shprehur që kanë si objektiv vendin e tretë. Pas pushimit që u ofron kalendari, kanë edhe 4 ndeshje për të realizuar misionin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania