Panorama Sport (Albania)

“Lëkurë bardheblu”, 5 lojtarë të fiksuar pas Tiranës

Nga Karabeci te Hoxhallari, në ekip ka të paprekshëm

- ADELA MERKO

irana ka rinovuar gati çdo sezon or ganikën, megjithatë në ekip ka të paprekshëm. Kurrë nuk e kanë fituar një titull si bardheblu, por kjo nuk i bën më pak "kampionë". Lidhjen e ngushtë me këto ngjyra e treguan në vitin më të errët. Tirana ra nga kategoria, por Erando Karabeci, Ilion Lika, Gentjan Muça, Dorian Kërçiku e Erjon Hoxhallari qëndruan. Përmendim pikërisht këto emra, pasi janë të vetmit me më shumë ndeshje te Tirana. Shumëkush e di që në këtë minilistë ka nga ata që e kanë nisur futbollin me Dinamon apo Partizanin, por me aq shumë ndeshje që kanë si bardheblu, dashur pa dashur kjo fanellë u është bërë si... "lëkurë". ERANDO KARABECI

Nuk ndryshon ekip që prej 2009-ës. Gati një dekadë te Tirana e bënë Karabecin një lider dhe jo më kot është graduar kapiten. Në total numëron 283 ndeshje si bardheblu, përfshi të gjitha kompeticio­net dhe 23.344 minuta. Ka shënuar 14 gola gjithsej, ka privuar 61 të verdhë dhe 2 të kuq. Ka shijuar 6 trofe në total, konkretish­t 3 Kupa dhe 3 Superkupa. Gjasat janë që karrierën ta mbyllë te Tirana, derisa ndër vite ka refuzuar dhjetëra oferta.

ILION LIKA

Ka lëvizur shumë gjatë karrierës së tij, por kjo nuk e

pengon që të jetë lojtari i dytë me më shumë ndeshje te Tirana. Plot 189 herë ka mbrojtur portën e ekipit më të titulluar në vend, me plot 17.031 minuta në total. Ashtu si kapiteni, edhe ai ka 3 Kupa dhe 3 Superkupa, ndërsa dëshmon se është një lojtar "fair play", prej 11 kartonëve të verdhë dhe 1 të kuqi. BESA

GENTJAN MUÇA

Mungesa më e madhe që ka pasur këto dy vite është pikërisht Muça. Dëmtimet dhe problemet me shëndetin e lanë jashtë këtë sezon mbrojtësin, por kjo nuk e ka penguar që të qëndrojë në "podium" me 149 ndeshje dhe 12.226 minuta. Ka provuar të luajë edhe si shkatërrue­s, por

me 17 golat e bërë dëshmon se di të bëjë mirë edhe "bomberin". Me 27 të verdhë, por ka shijuar edhe të kuqin. Me trofe u afrohet kolegëve, me një Kupë Shqipërie më pak. DORIAN KËRÇIKU

Besojeni ose jo, është vetëm 24 vjeç. Shumëkush e quan "veteran", por më shumë prej ndeshjeve sesa

prej viteve. Dorian Kërçiku ka 141 prezenca në fushë dhe 10483 minuta si bardheblu. Shënon pak si mbrojtës që është, por trofe ka shijuar 3, konkretish­t një kupë dhe dy Superkupa. Numëron dy kartonë të kuq dhe 35 të verdhë në 6 vite te Tirana.

ERJON HOXHALLARI

Është produkt i gjithi bardheblu, TURBINA

por ka luajtur edhe te Teuta. Megjithatë, te Tirana ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Është më i vogli i kësaj liste (22 vjeç), por numëron 9788 minuta prej 117 ndeshjeve në 6 sezone si bardheblu. Ka fituar 2 Kupa dhe 2 Superkupa, madje i fundit erdhi falë golit, që ai i shënoi Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania