Panorama Sport (Albania)

Luhet në një “moçal”, Veleçiku nuk fal

- Esat Ymeri

GOLAT: Pelingu 65', Synaj 86'

VELEÇIKU: Hasanaj, Osmani, B. Çokaj, Lami, Dodaj, Pelingu (Toma 83'), Plishta, Gogaj, Banushaj ( Popaj 87'), Ujkaj,

D. Çokaj (Synaj 77').

Trajner: B. Duli

SPARTAKU: Myrtja, Menaj, Mifara, Shaqe, Alimani, Kacja, Lopçi, Likaj (Velo 65'), Milla, Dizdari ( Sejdini 88'), Brahimaj.

Trajner: A. Vangjeli

GJYQTARË: G. Velçani, Xh. Mani, A. Kyçyku (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Banushaj 73', Milla 36', Velo 73', Kacja 78'

VËZHGUES: A. Kastrati ( Shkodër) DELEGAT: L. Mato ( Tiranë) Veleçiku vazhdon të fitojë dhe të jetë në ndjekje të Vorës. Skuadra koplikase si gjithmonë nuk fal në fushën e vet ku dje mundi Spartakun me rezultatin 2-0. Një takim i dominuar nga vendësit, por që kanë vuajtur disi për të gjetur golin e parë. Nga ana tjetër, Spartaku ka rezistuar për më shumë se 65 minuta, por më pas e ka pasur të vështirë. Pas fitores së djeshme, Veleçiku është sërish i dyti, gjashtë pikë më pak se Vora dhe shpreson deri në fund për të kapur vendin e parë. NDESHJA - Gjatë gjithë natës së të shtunës në Koplik ka pasur reshje të shumta shiu dhe dje fusha ishte në kushte të rënduara. Loja nis me vendësit në sulm që krijojnë rastet e para me anë të Banushajt, Ujkajt dhe Çokajt, por mungon finalizimi. Miqtë mbrohen dhe pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë është përsëri Veleçiku që organizon aksione të rrezikshme ku mund të veçohen rastet më të pastra të sulmuesve Banushaj në minutën e 48-të dhe D. Çokaj në të 50-ën, por gjuajtjet e tyre kalojnë ngjitur me shtyllat. Do duhej të vinte minuta e 65-të që Veleçiku të zhbllokont­e rezultatin. Ka një kombinim të bukur mes Banushajt, Ujkajt dhe Pelingut me këtë të fundit që finalizon saktë dhe 1-0. Veleçiku nuk tërhiqet dhe kërkon të shënojë përsëri. Është futbollist­i i futur në lojë në pjesën e dytë Synaj që shfrytëzon mirë një top të marrë nga Banushaj dhe shënon golin e dytë për Veleçikun.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania