Panorama Sport (Albania)

Afrohet Albpetroli, presion kryesuesev­e

- Amarildo Gropa

Ekipi i Albpetroli­t ka arritur një fitore të merituar përballë Përmetit me rezultatin 3-1. Një 3-pikësh që e afron skuadrën patosarake më shumë me vendin e parë dhe të dytë. Pas barazimit të djeshëm mes Elbasanit dhe Orikumit, Albpetroli është një pikë larg skuadrës bregdetare dhe tre poshtë verdhebluv­e.

NDESHJA - Që në minutat e para, vendësit kanë rrezikuar me anë të Ballës. Dhe goli do të vijë shpejt. Në minutën e 8-të është mbrojtësi Andi Prifti që shënon dhe 1-0 për vendësit që gjatë 45 minutave kanë luajtur vetëm në portën e Përmetit. Patosarakë­t janë këmbëngulë­s dhe në minutën e 28-të është Hyska që me një goditje dënimi ka shënuar golin e dytë. Loja luhet vetëm në portën e Xhakos dhe vendësit krijojnë shumë raste, por nuk finalizojn­ë siç duhet. Edhe pjesën e dytë, Albpetroli e ka nisur në sulm dhe në minutën e 47-të shënon i sapofuturi Çaushi duke i dërguar shifrat në 3-0. Miqtë janë dorëzuar duke parë rezultatin dhe lojën e bukur që kanë bërë djemtë e trajnerit Marjol Miho. Në minutën e 75-të, miqtë kanë shënuar golin e nderit me anë të A. Këndellës. Kështu është mbyllur i gjithë takimi me fitoren e Albpetroli­t 3-1, që shton presionin ndaj dy skuadrave të para dhe vazhdon të jetë në garë për të kapur një prej dy vendeve që synojnë për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë. Edhe javën e ardhshme, Albpetroli do të presë Delvinën në fushën e vet.

GOLAT: A. Prifti 8', Hyska 28', Çaushi 47'/ A. Këndella 75'

ALBPETROLI: Harizaj, Naçi ( Fasko 51'), Kapo, A. Prifti, Mehmeti, Sako ( Mandia 46'), Hidersha, Hyska ( Çaushi 46'), Hatia, R. Prifti, Balla. Trajner: M.Miho

PËRMETI: Xhako, Sanxhaku, Todhe, Boni, Mamushi ( Shurdhi 46'), Merko, Bidika ( A. Këndella 36'), Karalliu, Mihali, Hoxha ( K. Këndella 62'), Zhamo. Trajner: B. Hajredini

KARTONË TË VERDHË: Mandia 55', Balla 65', Fasko 78'

GJYQTARË: R. Muska, A. Koçiaj, M. Zhazivari ( Tiranë)

VËZHGUES: Agim Guçe ( Lushnjë) DELEGAT: Maksim Tegu (Fier)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania