Panorama Sport (Albania)

“Mister 100”, pasimet e bëjnë Hysajn të frikshëm

Forma ideale, shqiptari nuk e ul ritmin as në ditët " " të ekipit

- OLSI TUJANI

Napoli u ndal sër ish në barazim, duke zbehur në maksimum shanset për të triumfuar në Serinë A. Barazimi në transfertë ndaj Sasuolos me rezultatin 1-1 dhe fitorja e Juventusit ndaj Milanit, bëjnë që diferenca me kreun të shkojë katër pikë dhe ëndrra e titullit kampion të venitet për napolitanë­t. Mirëpo, krahas paraqitjes së skuadrës, në aspektin personal, Elseid Hysaj ka arritur që të veçohet në krahasim me pjesën tjetër të skuadrës. Pavarësish­t hapit fals të napolitanë­ve, mediat italiane kanë pasur fjalë të mira për mbrojtësin e djathtë të Kombëtares tonë. "Hysaj meriton notën 6. Në pjesën e parë nuk ka shtyrë shumë në krahun e tij, por në të dytën ndihmon së tepërmi ekipin me daljet e tij të shpejta. Për më tepër në këtë ndeshje ka arritur të japë 100 pasime te sakta", ishte vlerësimi për shkodranin, duke treguar edhe një herë cilësinë e tij në nivele të larta, si Seria A. Java në vijim do të jetë vendimtare për të ardhmen e shkodranit, pasi do të diskutohet me drejtuesit e Napolit rinovimi i kontratës dhe klauzola e re për të, ashtu si edhe një transferim i mundshëm jashtë Italisë në fund të sezonit.

MERKATO - Edhe dje, mediat italiane dhe angleze kanë folur në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të djathtë të skuadrës kuqezi. Në Angli, mediat kanë qarkulluar informacio­net se shqiptarit po i rritet klauzola nga

drejtuesit dhe se Arsenali duhet të nxitojë për të siguruar shërbimet e djaloshit kuqezi. Momentalis­ht, për të siguruar kartonin e tij, mjafton të paguhen 50 milionë euro, mirëpo gjatë javës Hysaj mund të rinovojë kontratën me napolitanë­t dhe për pasojë klauzola për të mund të rritet nga 80 deri në 100 milionë euro.

JAVA E KONTRATËS

-

Menaxheri Xhiufredi ka ndërprerë çdo bisedim me palë të treta për shqiptarin, pasi këtë javë ka rezervuar një takim me presidenti­n De Laurentis për të vendosur përfundimi­sht të ardhmen e Hysajt dhe mundësitë për një rinovim, ku do të përcaktohe­t klauzola e re dhe kushtet më të mira financiare për shqiptarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania