Panorama Sport (Albania)

Joshua shkruan historinë, mposht Parkerin me pikë

Vendimi unanim ka shpallur fituesin pas 12 raundesh

- ABDULLA DUSHKU

jë interesim i jashtëzako­nshëm ka qenë nata e së shtunës për dy boksierët, që nuk kishin humbur asnjë nga ndeshjet e karrierës profesioni­ste të tyre. Në një stadium të tejmbushur me mbi 75 mijë ndjekës, arena e "Principali­ty Stadium" në Kardif Siti të Skocisë, u bë shtëpia e përkohshme e këtij spektakli të madh, për duelin mes Antoni Joshuas dhe Jozef Parkerit. Joshua arriti të mbrojë titujt WBA dhe IBF në pesha të rënda, duke ia rrëmbyer Parkerit atë të WBO-së, i cili e mbante këtë titull, deri në këtë përballje. Për sa i përket ndeshjes, po japim një kronologji të zhvillimit të saj për çdo raund. Në raundin e parë, dy boksierët u treguan të kujdesshëm, Joshua tentoi diçka më shumë, por nuk kishte ndonjë goditje për t'u regjistrua­r, përveçse lëshimin e të majtës së Joshua drejt Parkerit. Në të dytin, goditjet vijnë nga të dy boksierët, sigurisht tregojnë kujdes. Raundi i tretë flet për Parkerin. Zelandezi arriti t'i japë britanikut një goditje të fortë. Ndërkohë që në të katërtin është Joshua që dominon. Pas mesit të raundit fillojnë goditjet ndaj njëri-tjetrit. Në 5 raundet e tjera flasin më shumë për britanikun Joshua, sidomos pas raundit të 6-të. Lodhja fillon të shfaqet pas raundit të 9-të. Joshua nis të bëjë diferencën dhe arrin ta grushtojë Parkerin, duke i shkaktuar një çarje në syrin e majtë. Në raundin e 11-të dhe të 12-të, gjakrat nxehen, Joshua bëri disa goditje e Parkeri nis të lëshoi veten. Në fund, me pikë Antoni Joshua fiton me vendim unanim të gjyqtarisë. Kjo ishte fitorja e 21-të e tij (20 me nokaut), ndërsa për Parkerin ka ardhur dhe humbja e parë pas 24 fitoresh (18 me nokaut).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania