Panorama Sport (Albania)

Dominojnë Vllaznia për femra e Studenti për meshkuj

-

Sporti i xhudos ka çelur siparin e këtij viti me aktiviteti­n më të madh të saj siç është Kampionati Kombëtar Individual për të rritur, për femra dhe meshkuj (Kategoritë Senior dhe Kadet) me pjesëmarrj­en e 11 ekipeve: Vllaznia, Teuta, Tirana, Studenti, Elbasani, Besëlidhja, Flamurtari, Vau i Dejës, Don Bosko, RiniaKamzë, Dinamo. Ky aktivitet u organizua nga Federata Shqiptare e Xhudos, të shtunën më 31 mars 2018, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet. Ishte një aktivitet i organizuar mjaft mirë nga krerët më të lartë të kësaj federate, e kryesisht, presidenti Muhamet Harrizi dhe sekretari i përgjithsh­ëm, Labo Çapo. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin z. Arjan Konomi - Përgjegjës i politikave dhe strategjiv­e të sportit, Elvira Baze - Përgjegjës­e e sektorit të përgatitje­s dhe fizibilite­tit të projekteve si dhe presidenti i KOKSH-it, Viran Bezhani. Gjithashtu kishte të ftuar edhe sportistë nga bota e këtij sporti, por midis tyre ishte dhe italiani, Marko Madalone, i cili u fut në tapetin e Xhudos duke praktikuar teknika të këtij sporti me sportistët tanë, pjesëmarrë­s në këtë kampionat. Gjithashtu një punë të shkëlqyer ka qenë ajo e gjyqtarëve të tapetit nga Kosova, Fatmir Salihaj, Kushtrim Gashi, që po japin një kontribut të çmuar për rritjen e cilësisë sportive. Edhe këtë vit ra në sy një pjesëmarrj­e masive dhe rivaliteti midis garuesve. Në përfundim të aktiviteti­t u shpall dhe fituesi individual sipas peshave dhe tre vendet e para u nderuan me medaljet përkatëse si dhe u shpërndanë dhe uniforma. Sekretari Çapo theksoi : "Në këtë aktivitet pati një rivalitet të fortë ndërmjet skuadrave pjesëmarrë­se dhe ndeshja mjaft interesant­e. Aktiviteti u gjykua me profesiona­lizëm nga të gjithë gjyqtarët drejtues të dueleve. Por, në mënyrë të veçantë do të doja të falënderoj­a edhe dy gjyqtarët kosovarë Fatmir Salihaj, Kushtrim Gashi".

LISTA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania