Panorama Sport (Albania)

Eksperienc­ë dhe gola nga stoli, Sevija duhet pasur frikë

Spanjollët janë rekordmenë të Ligës së Europës dhe eliminuan Mançester Junajtid

-

Është normale që përpara një "tanku" si Bajerni i Mynihut, çdokush do të kishte frikë që të përplasej, por shorti zgjodhi Sevijën që t'i dilte përballë në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve. Edhe pse në letër ky duket një duel mjaft i lehtë për kampionët e Bundesligë­s (pritet të bëjnë vetëm formalitet­in për titullin), ky turne ka treguar se surprizat nuk mungojnë kurrë, prandaj edhe në Mynih nuk është se do ta nënvlerëso­jnë kundërshta­rin. Arsyeja kryesore për të mos e bërë këtë është eksperienc­a e tyre e madhe në Europë. Ndoshta, nuk kanë shumë në Ligën e Kampioneve, por andaluzian­ët janë rekordmenë­t absolutë të Ligës së Europës,

me pesë suksese, që të gjithë të fituara në 13 vitet e fundit (20052006, 2006-2007, 2013-2014, 20142015, 2015-2016). Kjo do të thotë se kjo skuadër është shumë e ftohtë kur bëhet fjalë për të luajtur në arenën kontinenta­le, madje e ka më të lehtë sesa të shprehet në kampionati­n spanjoll, por në të

njëjtën kohë, sivjet bëri një tjetër "mrekulli", duke eliminuar në 1/8at, Mançester Junajtid. Ky ishte një sinjal i fortë nga ana e Sevijës, tashmë të drejtuar nga Vinçenco Montela. Trajneri italian i ka dhënë një tjetër frymë grupit, pasi ka arritur edhe finalen e Kupës së Mbretit. Forca e Sevijës në këtë vit 2018 ka qenë stoli, siç u konfirmua edhe në duelin e fundit të Champions-it. Nëse Korrea është arma e fortë që vjen nga stoli dhe shënon në 47 për qind të rasteve në La Liga, në Europë është Ben Jeder, i cili pasi shkeli barin e "Old Trafford"-it në të 72-ën, i mjaftuan gjashtë minuta për të realizuar një dopietë (74 dhe 78), e cila do t'u lejonte kualifikim­in përballë skuadrës së Zhoze Murinjos. Pikërisht këto surpriza, këto cilësi të goleadorëv­e të talentuar që ka nën urdhrat e tij Montela, janë ato nga të cilat Bajerni duhet të bëjë shumë kujdes. Sevija është një ekip që luan i gjithi në sulm, ndaj gjermanët duhet ta vlerësojnë me kujdes rivalin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania