Panorama Sport (Albania)

Mesi mori 2 urdhra ndaj Sevijës

Trajneri Ernesto Valverde i kërkoi të shmangte sprintet dhe driblimet e befasishme

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

ionel Mesi konfirmohe­t si i dëmtuar. Pas mungesave me Italinë dhe me Spanjën, gjatë datave të grumbullim­it të Kombëtarev­e, talenti i Barcelonës u kursye edhe nga Ernesto Valverde, me rastin e sfidës kundër Sevijës. Duke qenë se kampionati është thuajse i hipotekuar, trajneri i katalanasv­e nuk kërkoi që ta rrezikonte më kot numrin 10 të skuadrës, duke parë se ai vuan nga një tërheqje muskulore. Për të mos rrezikuar më tej dëmtimin e Mesit, ai zgjodhi që ta linte në pankinë, por pas 80 minutash, duke parë që sfida mori një drejtim të gabuar, pasi Barcelona po humbiste 2-0, Valverde e thirri Mesin, por për zbritjen e tij në fushë, argjentina­si duhet të zbatonte dy urdhra, për të mirën e shëndetit të tij. Fakti që ndeshje e vajtjes së Ligës së Kampioneve, kundër Romës, për çerekfinal­et, është shumë herë më e rëndësishm­e, "pleshti" do të zbriste në fushë vetëm nëse shmangte sprintet e tij të frikshme dhe driblimet e befasishme që mund të ndikonin në ndonjë dëmtim të kotë muskulor, i cili mund ta përkeqëson­te edhe më tej fizikun e tij. Pasi futbollist­i ka mirëkuptua­r trajnerin e tij, shkeli fushën e stadiumit të Sevijës në minutën e 80- të, ndezi menjëherë lojën e skuadrës së tij, por mbi të gjitha frymëzoi aksionin e golit të Luis Suarezit në të 88ën, ndërsa 53 sekonda më vonë, realizoi edhe golin personal që shmangu humbjen. Me pak fjalë, një jashtëtokë­sor si Lionel Mesi di ta bëjë diferencën edhe kur nuk është në formën e tij maksimale, edhe kur luan i kushtëzuar

nga trajneri i tij, që të mos përdorë pikërisht pikat e tij më të forta, shpejtësin­ë me topin dhe driblimet. Kjo ishte një tjetër mrekulli që Lionel u ofroi tifozëve të tij, por edhe të gjithë sportdashë­sve, duke u konfirmuar një i pavdekshëm i futbollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania