Panorama Sport (Albania)

Liga e Kampioneve, Ali shuan ëndrrat e Çelsit

Venger buzëqesh me Auban, Stok kapitullon në 15' e fundit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas 20 javësh të Pre mier Ligës, Kejn nuk ishte titullar, por diferenca në "Stamford Bridge" nuk u ndie aspak. Totenhemi fiton me përmbysje ndaj Çelsit të Kontes 3-1 dhe ruan hapin e Liverpulit në garën për Champions-in e sezonit të ardhshëm. Kampionët tani janë -8 pikë nga djemtë e Poçetinos dhe duket se trenin e fundit që të dërgon në elitën e Europës, e kanë humbur përfundimi­sht. Ai që zëvendësoi uraganin, në stol pas fazës së riaftësimi­t në kaviljen e djathtë, ishte Dele Ali, autor i një dopiete fantastike në pjesën e dytë, e cila shoi ëndrrën e Kontes dhe ndërpreu serinë e 25 ndeshjeve pa fitore në "Stamford Bridge" (prej vitit 1990). Blutë kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë falë krosimit milimetrik të Mosesit për Moratën, i cili duke përfituar nga dalja e gabuar e Loris, devijon lehtësisht me kokë drejt rrjetës. Por kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e vendësve, një trajektore magjike nga jashtë zone e snajperit Eriksen shtang Kabajeron. Gol manuali ai i minutës së 62-të: Daier vertikaliz­on për Alin, i cili kontrollon në mënyrë perfekte në zonë dhe me një prekje të shpejtë dhe të ëmbël djeg kohën e Kabajeros në dalje. Pas 4 minutash, talenti anglez shënon sërish pas një rrëmuje në zonën e Çelsit dhe me bashkëpuni­min e Son.

Arsenali - Në javën e 32-të të Premier Ligës, Arsenali mund 3-0 Stok Sitin, duke arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat. Një sukses që rezultati e bën të gënjeshtër­t, pasi ishte i vuajtur. Sepse "topçinjtë" do të zhbllokohe­shin vetëm 15 minuta përpara fundit, pavarësish­t dominimit absolut, falë një penalltie të dyshimtë të akorduar nga arbitri Pouson për një faull të Martins Indit ndaj Ozilit, e transformu­ar në gol nga Obamejang. Katër minuta nga fundi, është sërish sul-

muesi gabonez ai që dyfishon, me një të djathtë fluturimth­i, pak përpara se edhe Lakazet, gjithnjë me penallti, të mbyllë llogaritë. "Poçarët" mbeten në vendin e parafundit të klasifikim­it me 27 pikë, ndërsa londinezët mbeten në vend të 6-të (51 pikë) dhe larg zonës Champions. Venger mund të kënaqet vetëm me formën e skuadrës së tij në prag të ndeshjes së vajtjes së çerekfinal­eve të Ligës së Europës, kundër CSKA-së së Moskës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania