Panorama Sport (Albania)

Klop i premton “luftë” Sitit: Ju nxijmë jetën!

"Unë si Pep? Po, por ai ka pasur gjithnjë ekipe më të mira"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, këmbën gul se Mançester Siti do të jetë favorit për t'u kualifikua­r në gjysmëfina­let e Ligës së Kampioneve përballë skuadrës së tij. "Reds"- at mirëpresin "qytetarët" në "Anfield Road", në çerekfinal­en e vajtjes nesër mbrëma, duke rindezur një rivalitet që ka sjellë 12 gola në dy përballjet e tyre të fundit. Të kuqtë pësuan një humbje 5-0 në kampionat përballë kryesuesve të Premier Ligë në shtator, pasi Sadio Mane u ndëshkua me karton të kuq për miqtë në "Etihad". Megjithatë, të kuqtë shijuan hakmarrjen e tyre në janar me një fitore 4-3 në "Anfield", duke i dhënë fund pathyeshmë­risë sezonale të skuadrës së Guardiolës. Por pavarësish­t humbjes së vetme të Sitit në kampionat përballë tyre, ata mbeten 18 pikë të shkëputur nga kryesuesit e Premier Ligës dhe Klop pranon se do të jetë "tmerrësish­t e vështirë" për skuadrën e tij që ta kalojë këtë rivale në 180 minutat në Europë. "A mendonim se pas ndeshjes së parë do të humbnim 5-0? Jo. A mendonim përpara ndeshjes së dytë se do të fitonim 4-3? Jo. Por a e dimë se kemi një shans? Po. Në fakt, kjo dihej që më parë, por ata janë favoritët. Në radhë të parë duhet ta mbyllim ndeshjen me 11 veta, kjo do të ishte fantastike. Në momente të veçanta ne jemi në të njëjtin nivel, por ata kanë pasur më shumë vazhdimësi dhe prandaj renditen më lartë

në klasifikim. Por ne e dimë që në një ndeshje kjo nuk ka shumë rëndësi. Ne e kemi shansin tonë, por e dimë që do të jetë tmerrësish­t e vështirë. Nëse unë do të kisha një zgjedhje për të ndjekur një ndeshje të Ligës së Kampioneve, do të zgjidhja pikërisht këtë.

Në radhë të parë prej taktikës, por edhe për shkak se ajo do të ketë zjarr dhe luhet në 'Anfield', ku atmosfera pritet të jetë e nxehtë". Por tekniku gjerman premton luftë gjatë intervistë­s për "UEFA.com": "Mënyra sesi ne e sulmojmë kundërshta­rin, mënyra sesi mbrojmë lartë në

fushë, e bën të bezdisshme për rivalin. Po e bëmë mirë këtë, ata do ta kenë të vështirë. Nuk ka garanci që kjo do të funksionoj­ë. Por do jenë djemtë në fushë ata që do ta vendosin ndeshjen. Nuk mund të mbrohemi kundër tyre. Do të luajmë në sulm dhe shpresojmë që ata të

mos shënojnë". Presingu që nga sulmi është një nga të përbashkët­at e taktikës së Klopit me atë të rivalit të tij, Guardiola: "Në fakt nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Vetëm se Pep ka pasur gjithnjë skuadra më të mira se unë. Kjo ndodh sot me Sitin, ku ata kanë më shumë

pikë se ne. Por diferenca nuk ka qenë kurrë më e vogël se tani. Por kur ai drejtonte Bajernin dhe unë Dortmundin, diferenca ishte shumë e thellë. Ajo që e bën Mançester Sitin një skuadër të jashtëzako­nshme, është vendosja në fushë dhe orientimi".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania