Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja në ajër, lojtarët bëjnë presion për largim

-

Besëlidhja të shtunën në shtëpi nuk ia doli që të rezistonte përballë Erzenit duke kapitullua­r që në fund të pjesës së parë me shifrën minimale 0-1. Një humbje që nuk ndikon në fatin e saj të këtij fundsezoni, por që zhgënjeu tifozërinë. Lezhjanët e Besëlidhje­s, falë një goli të shënuar nga mbrojtësi i majtë Edison Ndreca në javën e fundit të fazës së dytë ndaj Dinamos, ia dolën që të rikthehesh­in në 5-shen e parë të minigrupit "PlayOff", kësisoj duke siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë. NDRECA - Mbrojtësi i majtë i Besëlidhje­s, Edison Ndreca, gjatë një bisede për "Panorama Sport" shprehet: "Besëlidhja e këtij sezoni është shumë më e dobët se ajo e vitit të shkuar nga të gjitha pikëpamjet. Kjo tashmë është e qartë në rezultatet tona të deritanish­me. Edhe sezoni i kaluar ka qenë me të njëjtat rregulla si tani, ndaj krahasimin e bëj në të njëjta pozita. Sezonin e shkuar në kampionat ne ia dolëm që, nga një diferencë e theksuar me kreun në fund të fazës së dytë, ta mbyllnim kampionati­n me pikë të barabarta me skuadrën që u ngjit në Superiore. Krahas kampionati­t, sezonin e kaluar patëm sukses të kënaqshëm edhe në kompeticio­nin e Kupës dhe ia dolëm që të avanconim deri në gjysmëfina­le, duke lënë pas Partizanin dhe Flamurtari­n. Duke e krahasuar sezonin në vijim me të kaluarin, ka ndryshime të mëdha, por përfshirja jonë në minigrupin e "Play-Off"-it na barazon me sezonin e kaluar. Pjesa e mbetur e sezonit për ne është vetëm për statistikë. Tashmë, gjithçka ka marrë fund për sezonin në vijim, por që tani duhet menduar seriozisht për sezonin e ri, që kjo skuadër të mund t'i rikthehet elitës. Unë ndonëse kam pasur shumë oferta për sezonin në vijim, madje edhe në merkaton e janarit vendosa që ta respektoj kontratën deri në fund, ndërsa për sezonin e ri do t'i studioj mirë ofertat dhe do të vendos", përfundoi Ndreca. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania