Panorama Sport (Albania)

Presidenti shkrin Olimpiakos­in: Prej jush shkarkova 3 trajnerë

E pësoi edhe Hasi, gjobë 400 mijë € për lojtarët

-

Besnik Hasi fitoi ndaj Partizanit të Beogradit duke marrë elozhet e të gjithë analistëve sportivë, për sjelljen e skuadrës, si dhe përgatitje­n e ndeshjes. Mirëpo, kënaqësia e trajnerit shqiptar zgjati pak, pasi presidenti i Olimpiakos­it nuk duroi dhe e shkarkoi. Kanë kaluar disa muaj dhe shqiptari mund edhe të jetë harruar për çfarë ka bërë, por duket se vetë kreu i klubit do ta kujtojë gjatë. Dje, ai u është drejtuar të gjithë lojtarëve, duke i cilësuar ata si fajtorë të të gjithë situatës dhe jo trajnerët që ka shkarkuar gjatë kësaj periudhe. Presidenti

"Unë dhe tifozët kemi duruar shumë, pushimet tuaja fillojnë sot", u është drejtuar futbollist­ë, kreu i Olimpiakos­it, Evangelos Marinakis, i cili ka mbetur tepër i zhgënjyer nga rezultatet e fundit. Për më tepër, ai nuk është ndalur vetëm te deklarata dhe pushimi i ekipit, por ka marrë edhe një masë drastike prej 400 mijë eurosh gjobë ndaj lojtarëve. Për pjesën e mbetur të sezonit ka vendosur të hedhë në fushë ekipin e të rinjve. Barazimi i së dielës kundër Levadhiako­sit ishte pika që derdhi gotën. Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi, bardhekuqt­ë klasifikoh­en në vendin e tretë, me 6 pikë më pak se kryesuesit e AEK- ut dhe një më pak se PAOK-u.

Projekti

"Do ta ndërtoj Olimpiakos­in nga e para dhe do ta bëj skuadrën që ne ëndërrojmë. Ju interesojn­ë vetëm paratë dhe makinat e shtrenjta, jo klubi. Ju paguaj miliona sepse i keni cilësitë, por për shkakun tuaj kam larguar tre trajnerë. Faji në këtë rast është vetëm juaji", është shprehur numri një i skuadrës greke për të gjithë kontingjen­tin e futbollist­ëve. Hasi

Një nga trajnerët e shkarkuar nga presidenti ishte edhe Besnik Hasi. Marinakis, që është pronar edhe i "Notingem Forest" në Angli, sqaroi se nga 400 mijë euro gjobë, 200 janë për barazimin me Panathinai­kosin, ndërsa 200 mijë të tjera për barazimin e fundit 1- 1 kundër Levadhiako­sit. Sipas tij, kjo shumë do të investohet të futbollist­ët e U- 20, që së bashku me disa lojtarë që u kanë shpëtuar kritikave, do të mbyllin sezonin.

 ??  ?? Presidenti i Olimpiakos­it, Marinakis dhe Besnik Hasi
Presidenti i Olimpiakos­it, Marinakis dhe Besnik Hasi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania