Panorama Sport (Albania)

Flamurtari prek finalen, Skënderbeu bie në Korçë

Tronditen sërish korçarët, Jashanica është dënuar 2 vite për doping

- LLAZI SARO

Z gjohet" Flamurtari, 45 ditë vuajtje për të gjetur një fitore të madhe, madje brenda në Korçë ndaj Skënderbeu­t. Një ndeshje mes dy skuadrave të plagosura, nisur nga momentet negative që po kalojnë brenda dhe jashtë fushe. Goli i Danilo Alveshit pak minuta para fundit të lojës i dha një shkelm krizës vlonjate dhe futi në një minikrizë rezultates­h Skënderbeu­n e goditur nga të gjitha anët. Dënimi me 10 vite nga kompeticio­net europiane dukshëm po ndikon te bardhekuqt­ë, që edhe në ndeshjen e parë të turit gjysmëfina­l të Kupës së Shqipërisë treguan një lojë me dy fytyra. Madje, si kurrë më parë u pa nervozizëm mes lojtarëve, diçka që ndodh rrallë në një ekip si Skënderbeu. Këtë herë korçarët nuk kishin as fatin me vete, pasi shpërdorua­n një penallti me Gjergji Muzakën. Heroi i kuqezinjve ishte Adis Nurkoviç, që jo vetëm mbajti në lojë skuadrën me grushtimin spektakola­r, por gjithashtu i mohoi gola të sigurt Skënderbeu­t në pjesën e parë. Edhe pse vlonjatët kanë një avantazh jo të vogël, pasi fituan 0-1 në Korçë, sërish do të jenë 90 minutat e kthimit në Vlorë ato që do të vendosin për kualifikim­in. Flamurtari­Skënderbeu do të luhet më 18 prill.

PJESA E PARË Skënderbeu e nisi me pesë mungesa shumë të rëndësishm­e 6Shehi, Radas, Vangjeli, Jashanica dhe Lilaj:, ndërsa Flamurtari ishte pa sulmuesin kryesor, Tomislav Bushiç. Loja nis me korçarët në sulm, që i afrohen golit pa kaluar një minutë me Alitin. Bardhekuqt­ë bëjnë presion lart dhe vendosin në vështirësi Flamurtari­n në minutat e para. Mirëpo, mjafton një kundërsulm i kuqezinjve për të tronditur korçarët. Kamara humbet një rast gati të pabesueshë­m, teksa me portën e boshatisur nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Gjithsesi, Skënderbeu luan më mirë, duke qarkulluar topin dhe zbritur në portën vlonjate me një rrjedhë logjike. Ali Soue është i pafat, teksa pas një aksioni model godet brenda zonës dhe Siljanovsk­i i mohon golin, duke larguar topin në vijën fatale. Më pas vjen edhe momenti i mjaft i diskutuar, kur =hejms pengohet në zonë dhe gjyqtari Jorgji akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë është Muzaka që gjuan, por Nurkoviç i kupton krahun dhe rezultati mbetet i pandryshua­r deri në mbyllje të pjesës së parë.

PJESA E DYTË

Pas pushimit, skuadrat rifuten në fushë me të njëjtat formacione. Korçarët humbasin freskinë dhe qëndrojnë larg zonës vlonjate. Flamurtari rrezikon me Nedeljkovi­ç, ndërsa më pas Muarem shpërdoron fatalisht, teksa vetëm pesë metra larg portës godet jashtë. Duro aktivizon Hoxhajn, ndërsa Daja hedh në fushë Abazin. Skënderbeu mundohet të qarkullojë topin, por nuk është i rrezikshëm para portës së Nurkoviçit. Vlonjatët marrin zemër dhe bëhen të frikshëm përmes kundërsulm­eve. Daja largon Souenë për t'i dhënë shansin Krasniqit, por golin e gjejnë vlonjatët. Pas një goditjeje nga këndi, Alvesh gjuan bukur me kokë, teksa shfrytëzon në maksimum krosimin e Muarem. 0-1 dhe korçarët e kanë shumë të vështirë për të reaguar, madje rrezikojnë të pësojnë sërish nga Alvesh. Gjithçka mbyllet me fitoren e miqve.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Korçë
Çast nga ndeshja e djeshme në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania