Panorama Sport (Albania)

Laçi-Kukësi, polemika për një barazim

urbinasit zgjohen vetëm në fund, tifozët nuk kursejnë shishet dhe flakadanët

- BESAR BOZGO

Qindra forca policie, shumë tifozë dhe tension, pak spektakël dhe një gol i dyshimtë i anuluar. Laçi- Kukësi, si ndeshja e parë e turit gjysmëfina­l të Kupës së Shqipërisë, ishte nga ato takime që nuk iu afrua as nivelit mesatar. Mjafton të shohësh statistika­t, ku në pjesën e parë nuk u bë asnjë gjuajtje në portë, ndërsa në të dytën pati vetëm 2-3 momente të rrezikshme, e kupton se të dyja skuadrat në takimin e djeshëm u kujdesën shumë që të mos pësonin. Laçi u kujtua të sulmonte dhe kërkonte golin vetëm në 10 minutat e fundit, ndërsa Kukësit i anulohet një gol i dyshimtë. Në pjesën e parë ka edhe momente tensioni, ndërsa tifozët hedhin sende në fushë. Në fund ka vetëm një 0-0 të mërzitshme dhe do të jetë sfida e kthimit në Laç që do të vendosë se cila prej këtyre dy ekipeve do të shkojë në finale.

NDESHJA

Loja nis e fortë dhe skuadrat aplikojnë kryesisht topat e gjatë. Mungojnë aksionet e rrjedhshme dhe rastet e rrezikshme. Një lojë e mërzitshme dhe shumë ndërprerje me ndërhyrje në mesfushë. Tentativa e parë për të goditur vjen vetëm në minutën e 18të, por gjuajtja e Shkodrës është për t'u harruar, pasi sfera kalon shumë mbi traversë. Eskuerda jep shkëndijën e parë se po luhet një ndeshje futbolli me një goditje nga jashtë zonë që përfundon ngjitur me shtyllën. I vetmi moment që tërheq vëmendjen në pjesën e parë është përplasja mes Musollit e Shtubinës, ku tifozët vendës hedhin shishe uji dhe sende të tjera në fushë. Pjesa e dytë nis ndryshe. Është Uzuni që tregon se nuk do të jetë si në fraksionin e parë. Mesfushori provon nga rreth 30 metra me një goditje të bukur, por reagon po kaq mirë portieri mik Koliçi. Në minutën e 63- të vjen goditja e parë e rrezikshme në portë. Pas harkimit nga këndi dhe në zonë është Guri që godet mirë me kokë, pret Vata që shpëton të tijtë nga një gol i sigurt. Në minutën e 73-të, Kukësi realizon, por autogoli i Uzunit anulohet për faull. Trajnerët bëjnë lëvizjet e tyre, por në fushë thuajse nuk ndryshon asgjë. Rexhinaldo tregon se është në fushë vetëm në minutën e 78- të pas një goditjeje me gjysmëfint­e, por vetëm kaq. Laçi shton presionin në dhjetë minutat e fundit dhe kërkon të shënojë. Në të 90-ën, miqtë janë me fat, pasi topi i goditur nga Kallaku dhe i devijuar nga një prej mbrojtësve të Kukësit kalon ngjitur me shtyllën e Koliçit që ishte i mundur dhe shoqëronte sferën. Edhe katër minutat shtesë nuk sjellin asgjë dhe tashmë do të duhet të luhet ndeshja e kthimit në Kukës për të përcaktuar skuadrën që do të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania