Panorama Sport (Albania)

Kaos për Malotën, zbardhen prapaskena­t

Në kampin shkodran shpresuan për një rikthim të shpejtë

- ADMIR URUÇI PRENG GJIKOLA

Mbrojtësi i Vl laznisë, Renato Malota, u përfshi dy javë më parë në një skandal falsifikim­i dokumentes­h në zonën e plazhit "Rana e hedhun" në Shëngjin dhe që nga ajo kohë është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës. Futbollist­i, në deklaratën e dhënë në momentin që policia ka dalë në komunikatë për mediat, ka deklaruar se është i pastër dhe nuk ka lidhje aspak me çështjen në fjalë. Por, që nga ajo kohë, ai nuk është bërë pjesë e skuadrës dhe trajneri Gjoka e ka pasur shumë të vështirë zëvendësim­in e tij në formacion. Ndërkohë, dje ka qarkulluar lajmi se futbollist­i ishte dorëzuar në Policinë e Lezhës për të sqaruar pozicionin e tij për akuzat që i janë bërë. Një gjë e tillë qetësoi për disa orë drejtuesit e klubit, që shpresuan se lojtari mund të rikthehej sa më shpejt në ekip, duke qenë një garanci për mbrojtjen në fazën e fundit të kampionati­t, ku edhe shkodranët garojnë për mbijetesë. Por, një gjë e tillë duket se nuk do të jetë e mundur,

për të paktën për një kohë të pacaktuar, pasi hetimi për Malotën dhe të tjerët që janë përfshirë në këtë skemë tjetërsimi pronash vazhdon, ndërkohë që një pjesë e madhe e të akuzuarve po ndiqen në gjendje të lirë. Malota ka ndërtuar një lokal në zonën

ranore ku ka pasur edhe probleme me pronat, por lojtari ka bërë me dije se gjithçka e ka bërë me lejen përkatëse të bashkisë. Ai gjithashtu ka konfirmuar se ka edhe prona të trashëguar­a në zonën e "Ranës së hedhun", pasi është pikërisht nga ai vend. Por, lojtari ende nuk ka arritur që të pastrojë emrin e tij nga akuzat që i janë bërë.

MOHIMI - Lajmi i dorëzimit të Malotës në Policinë e Lezhës nuk është i vërtetë. "Panorama Sport" është interesuar gjatë ditës së djeshme për të konfirmuar një gjë të tillë pranë Komisariat­it të qytetit të Lezhës, por përgjigja ka qenë negative. Burimet kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë dorëzim të Malotës dhe ai vazhdon të jetë ende në kërkim zyrtarisht. E njëjta përgjigje është marrë edhe nga Policia e Shkodrës, që ka bërë me dije se futbollist­i nuk është paraqitur në ambientet e saj dhe me urdhër të prokuroris­ë vazhdon të jetë në kërkim. Natyrisht, që një lajm i tillë nuk është aspak pozitiv për kuqeblutë, që shpresonin shumë të kishin në përbërje lojtarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania