Panorama Sport (Albania)

Raçiç sherr me Zguron, Ndreu i pezullon

-

Situata te Kamza nuk është e qetë dhe kjo po ndihet edhe në seancat stërvitore. Kulmi ka arritur dje, kur sulmuesi serb, Stevan Raçiç, është përplasur me mbrojtësin pogradecar, Vangjel Zguro. "Panorama Sport" mëson se fillimisht lojtarët kanë debatuar e më pas kanë nisur të fyejnë njëri-tjetrin. Duke qenë në kushte loje, Zguro i ka bërë një ndërhyrje serbit, e cila nuk i ka pëlqyer këtij të fundit. Sulmuesi ka reaguar, duke e goditur me top i revoltuar Zguron. Në këtë moment, futbollist­ët e tjerë janë përpjekur të sheshojnë gjithçka, ndërkohë që situatën nuk e ka përtypur mirë trajneri Ramadan Ndreu. Menjëherë, ky i fundit u ka komunikuar lojtarëve që të dalin jashtë terrenit stërvitor. Raçiç dhe Zguro kanë zbatuar urdhrin e trajnerit, ndërkohë që duke dalë të dy jashtë kompleksit të Kamzës, si për koincidenc­ë, janë përballur me presidenti­n Naim Qarri. Ky i fundit ka pritur mbylljen e stërvitjes dhe ka bërë një mbledhje të shkurtër, duke iu kërkuar lojtarëve që të jenë më të disiplinua­r. Gjithçka është mbyllur me një përqafim dhe lojtarët më pas kanë nisur batutat.

Si finale me Kukësin

Rezultatet e javëve të fundit kanë vështirësu­ar disi pozitat e skuadrës së Kamzës në tabelën e klasifikim­it dhe kryeqyteta­sit e shohin veten pesë pikë larg zonës së ftohtë. Në një situatë të tillë, të besuarit e trajnerit Ndreu duhet të sigurojnë pikë në ndeshjet që do të luajnë në shtëpi dhe e radhës është ndaj Kukësit. Verilindor­ët po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe për kamzalinjt­ë trepikëshi do të jetë disi i vështirë për t'u arritur, por nuk kanë rrugëdalje tjetër. Kjo, ndikuar edhe nga ndeshjet që luajnë rivalët e fundit të tabelës, ku Vllaznia pret Lushnjën dhe Teuta shkon në Gjirokastë­r. Trajneri Ndreu ka kërkuar nga futbollist­ët e tij impenjim maksimal, që të paktën të mos pësohet humbje, e cila do të ishte mjaft e rëndë për të ardhmen. Nga ana tjetër, tekniku po mendon edhe për formacioni­n, duke parë emergjencë­n që ka në mbrojtje. Kuqi dhe Frashëri janë mungesa të sigurta, por probleme dëmtimi ka shfaqur edhe Idrizaj, për të cilin do të vendoset në vijim nëse do të luajë apo do të qëndrojë në stol. Mbrojtja ka qenë një nga repartet ku kamzalinjt­ë kanë pasur probleme dhe një gjë e tillë është pranuar herë pas here nga stafi teknik. Nga ana e tij, klubi pritet që të marrë masa edhe për të hapur dyert për tifozët, në mënyrë që ekipi të ketë mbështetje­n e duhur për të arritur një rezultat pozitiv aq të nevojshëm. Por, edhe kalendari nuk është treguar shumë i favorshëm, pas kësaj përballjej­e ekipi i Ndreut do të udhëtojë në transfertë ndaj Skënderbeu­t, që kryeson klasifikim­in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania