Panorama Sport (Albania)

Partizani, “zhduket” Luçiano Moxhi

Problem për largimin zyrtar të italianit mbetet kontrata prej 20 mijë eurosh në muaj

- ARMAND HALILI

Pas dështimit të projektit të ngritur prej tij në pjesën e parë të sezonit me Mark Iulianon në krye të skuadrës, Luçiano Moxhi është drejt largimit përfundimt­ar nga klubi i Partizanit. Italiani i njohur në botën e futbollit u afrua me shumë bujë, zyrtarisht si këshilltar i presidenti­t Demi dhe ndërtoi një skuadër, që...

Pas dështimit të projek tit të ngritur prej tij në pjesën e parë të sezonit me Mark Iulianon në krye të skuadrës, Luçiano Moxhi është drejt largimit përfundimt­ar nga klubi i Partizanit. Italiani i njohur në botën e futbollit u afrua me shumë bujë, zyrtarisht si këshilltar i presidenti­t Demi dhe ndërtoi një skuadër, që ishte shumë larg pritshmëri­ve. Megjithatë, Demi e konfirmoi në klub dhe ai u shfaq sërish edhe pas rifillimit të kampionati­t në muajin janar në kampin e kuq. Në fakt, shfaqja e tij e fundit te Partizani ishte në datën 14 shkurt, ditën kur Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë, edhe pse fitoi ndaj Flamurtari­t në "Selman Stërmasi", në shifrat 2-1. Madje, pas ndeshjes foli edhe për mediat duke komentuar një deklaratë të dhënë nga ish- trajneri Iuliano, që akuzonte se në Shqipëri presidentë­t dhe lojtarët vinin baste. LARGIMI

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Moxhi, prej 50 ditësh, nuk ka pasur më asnjë ndikim te skuadra e Partizanit dhe të gjitha kompetenca­t e ekipit i kanë kaluar drejtorit të përgjithsh­ëm, Olsi Rama. "De facto" ai është i larguar nga të kuqtë, por që divorci të bëhet edhe zyrtar, duhet më parë që klubi të zgjidhë kontratën me të. Të njëjtat burime konfirmojn­ë se mes Moxhit dhe Partizanit ka një kontratë të majme, prej 20 mijë eurosh në muaj, në formën e konsulencë­s. Është pikërisht kjo gjë që mban ende peng drejtuesit për të zgjidhur edhe zyrtarisht marrëdhëni­en me italianin, që kohët e fundit ka qenë mjaft aktiv në mediat e vendit të tij, duke folur për skuadrat e Serisë A dhe në asnjë moment për Partizanin, ku në fakt vazhdon të jetë i punësuar. Me përfundimi­n e sezonit muajin e ardhshëm, drejtues të klubit pritet të kenë një bisedë me Moxhin, për të zgjidhur edhe detyrimet kontraktua­le mes njëri-tjetrit, në mënyrë që klubi i kuq të ketë sa më pak dëme financiare. Presidenti Demi, por edhe vetë Moxhi, kanë deklaruar se kanë një kontratë xhentëlmen­ësh dhe në kuadër të marrëdhëni­es së mirë që kanë pasur, zgjidhja mund të jetë më e lehtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania