Panorama Sport (Albania)

Gol pas 45 ditësh, Alvesh: Finalen e vulosim në Vlorë

" jo fitore na jep shumë besim për vazhdimësi­në në kampionat"

-

Danilo Alvesh ishte heroi i Flamurtari­t në ndeshjen e djeshme. Sulmuesi brazilian gjeti golin pas 45 ditësh vuajtje. Për herë të fundit, ai kishte shënuar në kampionat në takimin e fituar ndaj Lushnjës në Vlorë. Braziliani realizoi një gol të "rëndë" në Korçë, duke u dhënë një fitore shumë të rëndësishm­e kuqezinjve. Pas ndeshjes, Alvesh theksoi në bisedën për "Supersport", se asgjë nuk është mbyllur pas këtij rezultati, edhe pse tashmë favorit është Flamurtari. NDESHJA

"Mendoj se bëmë një lojë të mirë dhe e rëndësishm­e është që shënuam dhe arritëm të fitonim këtë ndeshje të parë. Edhe unë u riktheva te goli dhe kjo më bën të lumtur. Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë si Skënderbeu. Megjithatë, duhet të kemi kujdes për ndeshjen e kthimit. Mendoj se çdo gjë është e hapur. FinaljaA 90 minutat e kthimit do të vendosin gjithçka, jo vetëm për Flamurtari-Skënderbeu, por edhe LaçiKukësi. Nuk mund të them tani për preferenca­t që kam, pasi duhet të shkojmë një herë në finale", deklaroi braziliani. SITUATA

Flamurtari vjen pas një krize rezultates­h në kampionat dhe triumfi në Korçë i jep një shtysë të madhe për vazhdimësi­në. Edhe Alvesh është i këtij mendimi, pavarësish­t se kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë. "Nuk e di si ta shpjegoj çfarë na ka ndodhur këtë periudhë. Kemi dhënë më të mirën në fushë,

por edhe fati nuk ka qenë me ne. Pastaj, edhe arbitrat, në disa ndeshje, kanë ndikuar. Gjithsesi, kjo fitore na jep shumë besim për vazhdimësi­në në kampionat. Do të kërkojmë të vazhdojmë me këtë rritëm", ka shtuar sulmuesi i Flamurtari­t. I pyetur se me cilin ndihet më mirë në sulm, me Bushiç apo Kamara, braziliani u tregua diplomat.

"Janë të dy lojtarë të mirë dhe të rëndësishë­m për ekipin. Bushiç është më i fortë dhe me më shumë eksperienc­ë. Na duhen të dy në fushë", theksoi braziliani, i cili është zhbllokuar më në fund. "Jam i lumtur që shënova, pasi kisha javë që nuk arrija të gjeja golin. Për një sulmues është detyrë të shënojë", përfundoi Alvesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania