Panorama Sport (Albania)

Tifozët gjuajnë me shishe uji, Kukësin e penalizoi... protesta

-

Ndeshja e djeshme në Laç u luajt nën masa të rrepta për sa i përket rendit. Qindra forca policore, "Renea" dhe "FNSH" ishin angazhuar për mbarëvajtj­en e sfidës së djeshme që ishte e para për turin gjysmëfina­l të Kupës së Shqipërisë. Gazeta sjell disa prej momenteve pikante gjatë takimit. - Rreth 1500 tifozë ndoqën ndeshjen e djeshme, ndërsa hyrja ishte e lirë. Qindra forca policore ishin angazhuar për mbarëvajtj­en e këtij takimi.

-Ka mjaftuar një përplasje mes Musollit dhe Shtubinës në minutën e 40-të, afër vijës anësore që tifozët e Laçit të shpërthejn­ë duke hedhur shishe me ujë dhe sende të tjera në drejtim të lojtarëve të Kukësit. Një moment tensioni që shuhet brenda pak sekondash. Gjyqtari Koçi i ndëshkon të dy lojtarët me kartonë të verdhë. -Gjatë ndeshjes, tifozët vendës hodhën në 2-3 raste flakadanë në fushë, gjë që rrezikojnë dënim nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHFsë.

-Takimi i djeshëm u ndoq nga Kombëtarja U-15 që këto ditë është grumbullua­r nga trajneri Eqerem Memushi. Kuqezinjtë e vegjël ishin të vendosur në një prej tribunave të stadiumit.

-Në këtë takim, Kukësi nuk pati mbështetje­n e tifozëve, pasi kuksianët prej disa ditësh janë zhvendosur në Tiranë në protestë për lirimin e 23 të arrestuarv­e pas protestave në Rrugën e Kombit. -Në goditjen e fundit standarde në minutat shtesë, Uzuni puthi topin përpara goditjes, por as ky gjest nuk e ndihmoi që Laçi të shënonte. -Presidenti bardhezi, Pashk Laska, dje nuk lëvizi thuajse asnjëherë nga vendi i tij në zonën "VIP". -Njëri nga personat në kërkim për ngjarjet e fundit në Kalimash u pa dje në tribunën e Laçit. "Ata më kërkojnë, por unë ju kam thënë se gjendem në shtëpi. Sepse nuk kam asnjë lidhje me trazirat", u shpreh mes miqsh dje njëri nga njerëzit e afërt të stafit kuksian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania