Panorama Sport (Albania)

“Goli ishte i rregullt, u luajt pak futboll”

Peter Pakult! Gabuam shumë dhe nuk bëmë lojën tonë

-

Trajneri i Kukësit, Pe ter Pakult, u pa shumë i nervozuar në disa momente gjatë takimit të djeshëm. Ai kërkonte më shumë nga të tijtë gjatë të gjithë lojës. Në fund të ndeshjes, në intervistë­n e tij për "SuperSport", austriaku komentoi ndeshjen, foli për kundërshta­rin, mundësinë e kualifikim­it dhe aktivizimi­n e Koliçit nga minuta e parë. Gjithashtu, Pakult tha se sipas tij, goli i anuluar për Kukësin ishte i rregullt.

Barazimin e arriti Kukësi apo ju ndali Laçi?

Mendoj që para fillimit të ndeshjes e dinim se do ishte një sfidë shumë e vështirë. Për çdo kundërshta­r, është e vështirë të luajë në Laç. E dinim që duhet të luftonim shumë. Luftuam, por nuk luajtëm shumë futboll. Ajo që do ta thosha me shumë rëndësi është që nuk pësuam gol dhe do presim ndeshjen e kthimit.

A ju favorizon ky rezultat?

Jam i kënaqur që nuk pësuam. Ndërsa për sulmin, nuk arritëm të shënonim golin e avantazhit. Shënuam një gol, që për mendimin tim ishte i rregull. Duhet të presim ndeshjen e kthimit dhe të luftojmë shumë.

Në çfarë kuptimi Kukësi nuk luajti futboll? E pengoi dikush apo u luajt ashpër?

Është e vërtetë. Ekipi i Laçit ishte shumë agresiv në sulm. Po nuk jam i kënaqur me skuadrën, gabuam shumë në pasimet e thjeshta dhe nuk arritëm të bënim lojën tonë.

Aktivizimi i Zderiç dhe Idrizit, lëvizje taktike apo do i përdorni edhe në kampionat?

Nuk e ndërtoj ekipin sipas kundërshta­rit. Idrizin e kam vendosur në sulm pas rikthimit të deriç. Mendoj që me shpejtësin­ë e Idrizit do bënim më mirë. Ai e bëri golin, që për mendimin tim ishte i rregull. deriç nuk ka mundësi të zëvendësoh­et me Idrizin.

Sa të favorizuar jeni për ta kaluar turin?

Nuk dua të flas për ndeshjen e kthimit. Nga ky moment, jam duke menduar për Kamzën.

Përse vendosët ta rikthenit Koliçin në formacion?

Koliçin e aktivizova për ta parë në çfarë gjendje ishte, për ta parë nëse do ta aktivizoja ndaj Kamzës apo jo. Tani e di kë do të aktivizoj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania