Panorama Sport (Albania)

Mezani: Na mungoi freskia, sulmi ishte në një ditë të keqe

Trajneri i Laçit: Disa lojtarë vonojnë në pasime

-

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, u duk i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Kukësit, në ndeshjen e parë gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimi­n e tij për "SuperSport", tekniku i kurbinasve tha se ekipit të tij i mungoi freskia fizike për të sulmuar dhe për të qenë akoma më agresivë.

MEZANI

"Pa diskutim, që ndeshja e Kupës ka një specifikë tjetër, ku është e rëndësishm­e të mos pësosh gol, sidomos në fushën tënde. Pjesën e parë ishim në ekuilibër, ndërsa në të dytën patëm më shumë dëshirë për të sulmuar, edhe pse na mungoi freskia. Me një ndeshje të mirë, kualifikim­i është ende i hapur. Sigurisht që jam i kënaqur nga skuadra, pavarësish­t se prisja akoma më shumë. Jam i kënaqur për mbrojtjen, ishim në ekuilibër. Problem ishte shpejtësia në fazën sulmuese, e cila ishte shumë larg ndeshjeve të tjera", tha fillimisht Mezani. Ndërsa, i pyetur në lidhje me gabimet që bëjnë në pasime lojtarë si Lulaj, Eskerda dhe Nika, e ka fituar Kupën e Shqipërisë skuadra e Laçit. Kurbinasit kanë marrë këtë trofe në sezonet 2012-2013 dhe 20142015. Në finalen e 2016-ës për Kupën e Shqipërisë, Kukësi e mundi Laçin 5-3 me penallti.

trajneri Mezani tha: "Jam dakord. Sot, Kallaku bëri një ndeshje të mirë, por vononte edhe ai, ndërsa disa herë Lulaj. Edhe Rexhinaldo e lojtarët e tjerë nuk ishin në lartësinë e ndeshjeve të kaluara. Për sa i përket Shtubinës, bëri një paraqitje mjaft mirë dhe e bëri punën mirë që të bllokojë Kalen. Për këtë arsye nuk aktivizuam Fangajn, pasi është lojtar i fortë, por jo aq i shkathët sa Shtubina. Për Uzunin, atij i mungoi dëshira dhe freskia e ndeshjeve të tjera. Është në një formë të mirë, por me shpejtësin­ë e tij, mund të shfrytëzon­te më mirë cilësitë që ka. Ishte një ndeshje jo e mirë për të gjithë repartin e sulmit", tha Mezani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania