Panorama Sport (Albania)

Gava tregon sakrificat: Për Lushnjën kam luajtur edhe i dëmtuar

Mesfushori: Kontrata më skadon, do vendos për të ardhmen

- A.Alushi

Mesfushori qendror i verdhejesh­ilëve, Orgest Gava, ka luajtur një rol të rëndësishë­m në skuadër gjatë këtij sezoni. "Jemi munduar të përshtatem­i në mesfushë sepse jo të gjithë kanë luajtur rolin e tyre natyral. Nisur nga nevoja e ekipit, kemi luajtur edhe të dëmtuar, por edhe në gjendje jo të mirë shëndetëso­re. Pra, jo në 100%, për të mos e lënë ekipin në baltë. Sepse mungesat kanë bërë të vetën dhe kontingjen­ti i lojtarëve ka qenë i pakët", ka thënë mesfushori Gava. Elbasanasi, që para pak ditësh mbushi 28-vjeç, flet dhe pozicionin e skuadrës në tabelën e klasifikim­it. "Skuadra ka bërë ndeshje të mira plot dhe mund të them që jemi përballur me dinjitet me rivalë që kanë financa të shëndosha dhe lojtarë cilësorë. Ka pasur raste që edhe kemi çaluar sepse Canka, Papa apo ndonjë tjetër nuk janë mesfushorë tipikë qendrorë dhe janë munduar të përshtaten. Na ka rënë barra të treve në mesfushë, por edhe në mbrojtje. Gjithmonë kemi bërë maksimumin. Gjithsesi, unë jam ndier mirë me këdo nga lojtarët që kam luajtur në mesfushë. Nga dëshira që kemi pasur për të shënuar edhe kemi gabuar ndonjë herë, për t'u mos u pajtuar me rezultatin. Renditja nuk është ajo që duhet të jetë. Mendoj se skuadra ka merituar më shumë dhe besoj se do të marrim pikë në fazën e katërt të kampionati­t", vazhdoi mesfushori Gava.

E ardhmja - Mesfushori elbasanas i verdhejesh­ile shprehet se ka kaluar mirë te Lushnja. "Kam kaluar mirë në ekip dhe do të vazhdoj të bëj maksimumin deri në fund. Të respektoj fanellën dhe veten. Mua më mbaron kontrata dhe nuk e di se çfarë do të bëhet. Ia kam lënë së ardhmes. Gjithsesi, unë jam ndier mirë në Lushnjë, i respektuar nga pjesa më e madhe e njerëzve", ka mbyllur Gava.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania