Panorama Sport (Albania)

Teuta ka më shumë pikë në transfertë, ja shifrat

- Drilon Xhepollari

Teuta vazhdon me përgatitje­t në kuadër të takimit me Luftëtarin, që do të zhvillohet këtë të shtunë në Gjirokastë­r. Nëse shohim statistika­t e tyre apo golat që kanë shënuar, pavarësish­t "yjeve" që kanë në skuadër si Bregu dhe Abazaj, nuk ka vend për panik. Luftëtari ka shënuar 32 gola dhe pretendon një vend në kompeticio­net europiane sezonin e ardhshëm. Të njëjtin numër golash ka shënuar edhe Teuta, por ndryshim i madh është se bregdetarë­t luajnë për mbijetesë dhe aktualisht janë të parafundit. Kjo do të thotë se në transfertë­n gjirokastr­ite fitorja mbetet objektivi primar, në mënyrë për të vazhduar ngjitjen në Superiore. Shpeshherë kritikohet performanc­a e sulmuesit Amadu Latif, por reparti që duhet të ketë më tepër kujdes është mbrojtja. Deri më tani kanë pësuar 42 gola (29 Luftëtari), më shumë se ata ka pësuar vetëm Lushnja, që prej disa muajsh e ka prerë biletën për një kategori më poshtë. Interesant është fakti se Teuta luan më mirë në transfertë dhe ka më tepër rezultate pozitive. Në 13 ndeshje në transfertë ka arritur të grumbulloj­ë katër fitore, tri barazime dhe vetëm 6 humbje me një golavarazh 17-22, pra, nga 13 ndeshje kanë grumbullua­r 15 pikë. Ndërkohë, në "Niko Dovana" bregdetarë­t kanë zhvilluar 14 ndeshje duke regjistrua­r tri fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje duke grumbullua­r 14 pikë. Edhe pse për çdo ekip është më e lehtë për të luajtur në fushën e vet, duket se për "djemtë e detit" nuk është kështu. Të paktën këtë thonë statistika­t, teksa kanë marrë një pikë më shumë në transfertë, edhe pse kanë luajtur një ndeshje më pak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania