Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Shkurtaj: Sezon i dështuar po nuk arritëm Europën

Tifozët, presion FSHF- së: Kujdes, sill arbitër të FIFA- s!

- T.Shehu

Vasil Shkurtaj është kthyer në një pikë të rëndësishm­e në sulmin e skuadrës së Luftëtarit dhe rikthimi i tij në ndeshjen ndaj Lushnjës, ku u aktivizua nga stoli, është një shenjë e mirë për të ardhmen. Dëmtimet në javët e fundit e lanë futbollist­in jashtë fushave të blerta dhe në fazën e fundit të kampionati­t, ai pritet të jetë një forcë më shumë në formacioni­n e trajnerit Lika. Në prag të ndeshjes së radhës që skuadra do të luajë ndaj Teutës në shtëpi, Shkurtaj flet për dëmtimin dhe objektivat me bluzinjtë. "Personalis­ht mendoj se kam hedhur pas krahëve dëmtimin, pasi u bëra pjesë e skuadrës në fitoren e fundit të arritur ndaj Lushnjës në shifrat 2- 0. U aktivizova si zëvendësue­s dhe në atë përballje, kontributi i secilit futbollist rezultoi efikas", është shprehur sulmuesi në një prononcim për "Panorama Sport", ndërsa ka vazhduar duke folur edhe për Europën, si një domosdoshm­ëri për t'u arritur. "Më duhet të jem sa më shumë modest, por edhe i bindur për faktin se te Luftëtari nuk ka futbollist­ë të pazëvendës­ueshëm. Për historinë e këtij klubi të shkruar më herët, çdo investim do nëpërkëmbe­j nëse në fund të sezonit aktual s'do të jemi pjesë e skuadrave që marrin pjesë në Kupat e Europës", ka mbyllur Shkurtaj. Tifozët - Grupimi ultras i tifozëve gjirokastr­itë, "Shqiponjat bluzi", kanë paralajmër­uar FSHF-në dhe gjyqtarët për atë që mund të ndodhë në ndeshjen e radhës ndaj Teutës, duke kërkuar drejtësi në fushën e lojës. "Ndeshjen e radhës me Teutën, ne si tifozë i bëjmë thirrje federatës, që të ketë kujdes me arbitrat që do të caktojë. Në qoftë se do të sjellin ndonjë si Ziri, Sino apo ndonjë tjetër, ne si tifozë të Luftëtarit nuk mbajmë përgjegjës­i për çfarë mund të ndodhë. Kërkojmë të vijë një arbitër me stemën e FIFA- s. Me mundin dhe djersën tonë nuk tallet dot njeri. Nuk janë vetëm 11 futbollist­ë, është një qytet i tërë. Prandaj, i bëjmë thirrje federatës dhe atyre që do të vijnë, të gjykojnë mirë kur të nisen për në Gjirokastë­r", shkruhet në faqen e tifozëve, që do të jenë të shumtë në stadium, pasi edhe klubi ka hapur dyert.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania