Panorama Sport (Albania)

“Mposhtim Tomorin për prestigj dhe revansh”

Mesfushori Hysenshaha­j: Nuk mjaftohemi me kaq, luajmë për vendin e tretë

-

Ndeshja e radhës i vendos fierakët përballë Tomorit të Beratit. Pritet të jetë një takim më shumë për prestigj, por edhe ambicie për renditje. Apolonia kërkon që të bëjë njëfarë autokritik­e për humbjen 2-3 që i shkaktoi ky ekip gjatë fazës së parë në shtëpi. Por me beratasit asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, kudo ku është luajtur. Aq më tepër këtë herë, kur Tomori vjen me moral të lartë, duke qenë se i ka shkaktuar humbjen e dytë sezonale skuadrës së vendit të dytë, Bylisit (ekip që deri në para kësaj jave, vetëm me Apoloninë pati regjistrua­r humbje). Ndonëse me shumë gjasa të dyja skuadrat do të aktivizojn­ë në fushë shumë lojtarë të rinj, takimi mes tyre pritet të jetë i luftuar, i hapur dhe me synim fitoren prej të dyjave. Për fierakët nuk ka alternativ­ë tjetër, përveç tri pikëve dhe këtë e shpreh mesfushori Taulant Hysenshaha­j, i cili ishte edhe kapiteni i bardhejesh­ilëve në ndeshjen e fundit kundër Pogradecit. "Janë javët e fundit, të cilat kanë rëndësi për gjithë sezonin. Ne vërtet e kemi realizuar objektivin tonë minimal, por nuk mjaftohemi me kaq. Vazhdojmë të jemi në garë dhe me synimin që të mos biem poshtë vendit të tretë. Në ekip po aktivizohe­n lojtarë të rinj, siç ndodhi me Pogradecin, por edhe ata kanë ambicie, grintë dhe dëshirë për të treguar vlerat e tyre dhe për të dalë fitues. Këtë javë luajmë me Tomorin, një ekip i respektues­hëm dhe me vlera. Kemi favor se luajmë në fushën tonë, por unë mendoj se na pret një takim shumë i vështirë, prej së cilit mund të presësh çdo lloj rezultati. Gjithse- si, ne do të luajmë me besim të palëkundur dhe do të kërkojmë vetëm fitoren", përfundoi Hysenshaha­j. Apolonia e ka "detyrim" fitoren këtë herë, pasi në tri javë të luajtura për fazën e tretë, ka pësuar tri humbje radhazi (0-1 me Bylisin, 1-5 me Tiranën dhe sërish 0-1 me Pogradecin), ndaj kundër Tomorit kërkojnë kthesën për të argëtuar tifozët. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania