Panorama Sport (Albania)

Noka: S'dua më gjeneralë në Lezhë

"Futbollist­ët gjoja me eksperienc­ë morën kartonë dhe anashkalua­n ndeshjet më decizive"

- PRENG GJIKOLA

Një tjetër vit jashtë Superiores pritet që të shoqërohet me "revolucion" te Besëlidhja. Pritet që plani i klubit të marrë jetë në mbyllje të këtij sezoni. Është vetë Gjok Noka që paralajmër­on ndryshimet e mëdha në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport". Presidenti ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e ekipit dhe sidomos për pjesën e dytë të sezonit. Ai evidenton që në të ardhmen në këtë grup nuk do të ketë më "gjeneralë", madje mendon që ekipin ta bazojë te produkti vendës. "Unë jam i vendosur që Besëlidhje­n ta ngjis në Superiore. Nën drejtimin tim i jemi afruar shumë, por pa e shijuar praktikish­t. Sa i përket

paraqitjes së deritanish­me të skuadrës dhe sidomos për pjesën e dytë të sezonit, kam mbetur i zhgënjyer nga rezultatet. Janë shumë negative dhe kjo ka ardhur më shumë nga paraqitja e futbollist­ëve KLUBI gjoja me eksperienc­ë që kanë ardhur këtu në Lezhë. Unë i kam trajtuar dhe paguar si askush tjetër i kësaj kategorie. Besëlidhja nuk ka nevojë për gjeneralë, por për lojtarë të përkushtua­r për atë çka e kanë pranuar vetë dhe e kanë të shkuar në kontratë. Ndaj, për sezonin e ri nuk do të kenë vend për këtë kategori futbollist­ësh në skuadër. Gjatë gjithë kohës, kryesisht gjysmën e dytë të sezonit, futbollist­ët në fjalë kanë marrë shumë kartonë, duke i anashkalua­r mjaft ndeshje decizive dhe për mua kjo është anormale", u shpreh fillimisht kreu i klubit. Më tej, ai foli edhe për "revolucion­in" që pritet të bëjë në merkato. "Sa për të ardhmen e skuadrës do të ketë shumë ndryshime. Duke filluar nga merkato e verës, kam vendosur që ta riformatoj kryesisht me futbollist­ë lezhjanë nga zinxhiri i moshave, pasi është përgatitur një brez shumë i mirë që bind. Ashtu siç e theksova më lart, ' gjeneralët' nuk do të kenë më vend te Besëlidhja. Në ekipin tim do të ketë vetëm elementë që do të marrin përsipër që ta ngjisin në Superiore. Për këtë projekt do të fillojmë punën që tani bashkë me stafin teknik", përfundoi presidenti i Besëlidhje­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania