Panorama Sport (Albania)

Fitore dramatike e Studentit me Skënderbeu­n

Tirana mposht Vllazninë në kryeqytet, shkëlqen Gaxiri

- ARTIN LLESHAJ

Bardheblut­ë do të da lin triumfues pa shumë vështirësi në ndeshjen e parë kualifikue­se kundër Vllaznisë, teksa e kanë mundur 3-0. Ekipi që drejtohet nga Ilia Koja, është treguar më i qartë në lojë se shkodranët, të cilët janë konfuzë në kapjen e topit të parë dhe në organizimi­n e bllokut. Seti i parë i takimit midis tyre ka qenë pothuajse i balancuar, ku herë kalon njëra e herë tjetra në epërsi pikësh, në fund janë kryeqyteta­sit që shënojnë pikën e 25-të kundrejt 23 të miqve shkodranë. Në setin e dytë, rivaliteti ishte i lartë deri në pikën e 14-të kur rezultati barazohet 14-14. Futja në lojë e Batallit do ta ndihmonte shumë Tiranën në këtë set, ku do të marrë disa pikë radhazi dhe arrin t'i japë fitoren ekipit të tij, duke e mbyllur dhe setin e dytë 25-18. Në setin e tretë, të dyja skuadrat nuk i ndahen njëra- tjetrës, duke shënuar pikë për pikë secila skuadër. Ky ekuilibër do të vijojë deri në pikën e 21të kur rezultati është i barabartë 21-21 dhe në fund Tirana me Gaxirin shtatlartë e të fuqishëm në bllok arrin të shënojë 4 pikët e fundit duke e mbyllur sfidën 25-21 dhe gjithë takimin 3-0. Ndonëse ishte takimi i parë kualifikue­s, diferenca anonte nga Tirana. Ndeshja tjetër kualifikue­se u zhvillua në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Një supersfidë, ku ishte mjaft e vështirë të përcaktohe­j fituesi. Studenti - Skënderbeu donin jo pak, por 5 sete të përfundoni­n ndeshjen dhe fitues të shpallej ekipi kryeqyteta­s. Vendësit e nisin me fitore në setin e parë 25-23, një luftë dhe rivalitet deri në fundin e setit. Në setin e dytë, janë miqtë që e mbyllin me fitore 25-21. Në të tretin, seti donte një shtesë ku fitues shpallet skuadra korçare, duke shkuar në setin e katërt me epërsinë 2-1 në sete. Në këtë set, studentët nuk përmbahen dhe i likuidojnë korçarët lehtësisht, 25-15. Seti final nis me rivalitet të plotë, ku skuadrat nuk lëshojnë, por dhe nuk gabojnë, pikë më pikë. Në fund janë studentët që dalin të gëzuar nga kjo sfidë e stërgjatë dhe e lodhshme nga të dyja skuadrat.

 ??  ?? Çast nga Studenti - Skënderbeu 3-2
Çast nga Studenti - Skënderbeu 3-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania