Panorama Sport (Albania)

Elbasanasi­t fitojnë, ndërsa vlonjatët si falin fierakët

Basket meshkuj/ Kategoria I

-

Kur ka mbetur dhe një javë që të mbyllet kampionati i basketboll­it të Kategorisë së Parë për meshkujt, skuadra e Elbasanit ka mundur në shifrat 67- 60 Skënderbeu­n, në një përballje që u zhvillua me rivalitet nga të dyja kampet respektive. Janë vendësit e Elbasanit ata që e nisin me vrull ndeshjen, teksa në periodën e parë ia dalin që të fitojnë në shifrat 187. Mirëpo, në të dytën janë miqtë nga Korça, ata që bëjnë një paraqitje më të mirë, pasi u mbyll në shifrat 11-26. Në periodën e tretë, skuadrat janë në ekuilibër sepse ajo mbyllet 1817. Fituesi i këtij takimi u nda në periodën e fundit dhe elbasanasi­t ia dolën që të fitonin në shifrat 20-10. Kështu, skuadra e Elbasanit arriti ta mbyllte takimin me rezultatin e përgjithsh­ëm 67- 60. Flamurtari ka humbur përballjen ndaj rivalit direkt në luftën për "playoff", Apolonisë. Vlonjatët janë mposhtur me rezultatin 68-75. Takimi i zhvilluar dje në pallatin e sportit "Flamurtari", ka qenë i luftuar nga të dyja ekipet. Në periodën e parë, Flamurtari i udhëhequr nga Toska, Sotiri e Nuredini, ka mundur që të jetë mjaft kompetitiv në lojën e tij. Kur po i drejtohesh­in fundit të 10minutësh­it të parë, vlonjatët ishin duke udhëhequr 19-18,

por një 2-pikësh nga I. Skëndaj ka përmbysur gjithçka. Në periodën e dytë, Flamurtari gabon shumë dhe nga kjo përfitojnë miqtë, të cilët nga ana tjetër janë shumë rezultatev­ë, duke u udhëhequr nga Tegu, i cili ishte njëkohësis­ht dhe lojtari më i mirë në fushë gjatë këtyre dy pe-

riodave të para, së bashku me I. Skëndaj. Në pjesën e dytë të lojës, Apolonia vazhdon të shënojë dhe e fiton këtë periodë 20-16. Në periodën e fundit është Flamurtari që arrin ta fitojë 21-12, por rezultati përfundimt­ar u përket fierakëve 75-68. V. Mema, K. Brahimaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania