Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu ndërron 3 furgonë, mundet nga Tirana

Flamurtari e Goga Basket bënë formalitet­in

-

Ndeshja për javën e parafundit të bas ketbollit të femrave ka qenë mjaft e mundimshme për vajzat korçare, të cilat kanë udhëtuar rreth 7 orë për të mbërritur në Tiranë, një udhëtim i ndarë në tre "stacione". Ndalesa e parë pas nisjes nga Korça ka qenë në Elbasan, pasi fatkeqësis­ht, furgoni me të cilin udhëtonin i ka lënë në baltë, si rrjedhojë e një defekti. Gjithsesi, askush nuk është dorëzuar, por pasi është lajmëruar ky problem, skuadra ka pritur mjetet e linjës Elbasan - Tiranë, por ndalesa e radhës ka qenë "Qyteti Studenti", sepse furgonat nuk lejohen më që të zbresin në qendër të kryeqyteti­t. Nga aty, është nevojitur një tjetër mjet për të mbërritur në sallën sportive "Fahrie Hoti". Kjo aventurë fatkeqe gjithsesi konfirmon edhe sakrificën dhe vullnetin e vajzave korçare për të mos humbur ndeshjen në tavolinë, ndonëse në fund, gjithsesi duhej të dorëzohesh­in përballë Tiranës, me një humbje të thellë në shifrat 93-44, edhe pse takimi nisi me një orë e 20 minuta vonesë. Një nga vajzat korçare, pikërisht numri 4, Marina Pëllumbi, shpjegoi: "Ishim të dërrmuara dhe pa ngrënë, pasi direkt erdhëm në parket për të zhvilluar ndeshjen. Kemi udhëtuar me tre furgona". Skuadra e Tiranës, e cila është dhe pretendont­e për titullin, nuk toleroi, duke i fituar të 4 periodat: 19-5, 24-18, 25-12 dhe 25-9. Më e mira te korçaret ishte Fatjona Harris.

Ndeshja e Vlorës - Fitore e lehtë e Flamurtari­t në Vlorë përballë Vllaznisë, duke konsolidua­r vendin e parë në renditje. Tashmë, kur ka mbetur vetëm një ndeshje që të mbyllet kampionati i rregullt, do të luajë në transfertë­n e kryeqyteti­t përballë Tiranës, por pavarësish­t nga kjo, vendi i parë nuk ndryshon. Vajzat vlonjate po mendojnë për Superkupën dhe fazën "play-off", ku i kërkojnë të dy këta tituj. Për sa i përket takimit të djeshëm, Flamurtari e ka dominuar ndeshjen përballë një Vllaznie me vajza të reja, me rezultatin 91-49.

Ndeshja e Durrësit - Tjetër fitore për Goga Basket në shtëpi. Skuadra e trajnerit Miltiadh Driza, këtë herë, mundi 79:46 Studentin. Pavarësish­t rezultatit me diferencë pikësh, loja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë. Goga në përbërje ka më shumë kualitete, ndaj shkëputet menjëherë në pikë. Studenti nuk dorëzohet dhe përpiqet të bëjë mirë në periodën e dytë. Pas pushimit, vendaset tregohen të pamëshirsh­me dhe e mbyllin historitë me suksesin.

A.Dushku, K.Brahimaj, R.Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania