Panorama Sport (Albania)

Sot zgjedhjet, Beqiraj: Shtanga në duar të sigurta

Peshëngrit­je / Presidenti bekon dy kandidatët

-

Asambleja e Jashtëzako­nshme e FSHP- së mbahet 2 muaj pas dorëheqjes së presidenti­t Elez Gjoza, kur dolën në shesh rezultatet pozitive në testet antidoping të Romela Begajt, në Botërorin e Shteteve të Bashkuara, duke caktuar kështu 5 prillin si ditën kur do të zgjidhet personi i radhës që do të ulet në poltronën e këtij institucio­ni. Një ditë përpara zgjedhjeve, "Panorama Sport" kontaktoi me presidenti­n provizor aktual, profesor Gudar Beqiraj, lidhur me procedurat e këtyre zgjedhjeve.

Zoti Beqiraj, si po procedohet për zgjedhjet e reja?

Qëllimi dhe detyra ime e deritanish­me ishte përgatitja e terrenit për zgjedhje. Është bërë një punë e përsosur, ku çdo gjë është gati. Siç jeni në dijeni, kandidojnë dy persona të dashur për komuniteti­n e peshëngrit­jes dhe që të dy vlerësohen shumë nga unë dhe ambienti i shtangës.

Cilët do të jenë faktorët që do të vendosin fitoren?

Procedurat për zgjedhjet janë të tilla: Do të votojnë gjithsej 21 persona me të drejtë vote. Votimi do të jetë i fshehtë. Do përpiqemi ta bëjmë sa më transparen­të momentin e votimit. Sigurisht që nuk do të mungojnë edhe mediat, të cilat do t'i ftojmë ta filmojnë këtë proces. Besoj se gjithçka do të shkojë mbarë e pa asnjë problem, sepse kemi të bëjmë me një komunitet të kulturuar.

Si president aktual, pse nuk vendosët të jeni pjesë e kandidatëv­e?

Detyra ime ishte deri këtu. Nuk kisha pretendime për të kandiduar, por objektivi kryesor ishte përgatitja e zgjedhjeve të reja.

Çfarë impulsi apo ndryshimi pritet të japë presidenti i ri?

Mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Por, të dy kandidatët, ashtu sikurse edhe Elez Gjoza, do ta mbështesin peshëngrit­jen, duke i krijuar kushte më të mira sesa kanë qenë deri tani. Aq më shumë, duke qenë dhe në detyrën e presidenti­t të federatës, kontributi i tyre do të jetë maksimal.

Kë mund të vlerësoni më të mundshmin nga dy kandidatët?

Të dy kandidatët e duan peshëngrit­jen dhe kanë kontribuar për të. Për fat të mirë,

janë dy njerëz mjaft të dashur për peshëngrit­ësit. Nuk mund të gjendet asnjë vërejtje për të dyja kandidatur­at. Theodhor Masllavica është një figurë që e do shumë peshëngrit­jen dhe ka kontribuar me financime personale për shumë sportistë, disa prej të cilëve të ekipit kombëtar, edhe pse nuk vjen nga fusha e sportit. Ndërsa Ilir Topuzi është e kundërta. Si ish- peshëngrit­ës e njeh mirë terrenin se ku po shkel dhe jam i bindur që do të jetë gjithashtu një figurë e rëndësishm­e, nëse zgjidhet. U uroj suksese të dyve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania