Panorama Sport (Albania)

Miqësorja, Esi Lufo i jep Shqipërisë suksesin me Kosovën

-

Ka përfunduar me sukses testi i Kombëtares së të rejave të Shqipërisë, në miqësoren kundër përfaqësue­ses së të rejave kosovare, duke fituar 1-0 me një gol të minutës së fundit të pjesës së parë, shënuar nga Esi Lufo. Ndeshje kjo, e luajtur dje në drekë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Ky ka qenë një test mjaft i vlefshëm për të parë formën aktuale të skuadrës së drejtuar nga trajneri Nevil Dede. Ka qenë një lojë shumë e mirë e vajzave të drejtuar nga trajneri Dede. Skuadra e vajzave të reja të Kombëtares sonë e kanë kërkuar golin gjatë gjithë fraksionit të parë, por vetëm në minutën e fundit, mundi është shpërblyer me një gol të bukur të Esi Lufos, e cila çau mes mbrojtjes duke e shtangur portieren kosovare. Kjo ndodhi pikërisht në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë, të rejat e Kombëtares sonë përsëri nuk e kanë ulur ritmin e lojës, duke zhvilluar gjithashtu një lojë mjaft të mirë. Ato kanë realizuar disa sulme, por nuk kanë mundur të thellonin rezultatin. Kështu, me golin e Lufos, mbyllet i gjithë takimi. Tekniku Dede u shpreh i lumtur në përfundim të ndeshjes, me lojën e zhvilluar nga skuadra e tij, duke parë se ka pasur shumë prurje të reja në skuadër. "Si ndeshje testuese, ishte përballje interesant­e dhe vlerësoj lojën e vajzave dhe sidomos prurjet e reja, të cilat premtojnë shumë. Nëse do të rritemi fizikisht, do të kemi mundësi në eliminator­et e kësaj moshe", u shpreh Dede. GOLI: Lufo 45'

SHQIPËRIA U-19: Isa, Morina, Simoni, Gila, Xhymerti, Brgallo, Lufo, Levenaj, Zarka, Bejleri, Sulo. U aktivizuan dhe: Noka, Morava, Agalliu, Leba, Avullija, Rragami, Tukaj, Çelmeta, Metalla, Dehima, Muçejani.) Trajner: Nevil Dede. KOSOVA U-19: Kolgeci, Zhabari, Ternava, Pjetri, Reqica, Zeqiraj, Berisha, Shala, Osmani, Rexhepi. U aktivizuan dhe: Podvorica, Olluri, Koxha, Mehmeti, Bytyqi, Shillova, Ramadani, Fejza).

Trajner: Kushtrim Munishi GJYQTARE: E. Rusta, F. Borova, E. Kume, S. Tushaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania