Panorama Sport (Albania)

Kërceu 2.38 metra, edhe një ari do t’i frikësohej Ronaldos

Fluturimi i tij, në gjatësinë e një rrjete volejbolli, mbi njeriun më të gjatë të NBA-së, apo sa traversa

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

jë forcë e natyrës! Me roveshatën që ofroi kundër Juventusit, me atë kryevepër me të cilën zbuti dhe gjunjëzoi një stadium të tërë, aq sa, edhe pse si rivalë, të gjithë e duartrokit­ën, Kristiano Ronaldo u etiketua nga e gjithë media botërore si një person jo normal, një jashtëtokë­sor: "Nga çfarë planeti vjen?!", ishte titulli më i përdorur në të përditshme­t sportive dhe jo vetëm të ditës së djeshme. Përveç bukurisë së golit të tij, ajo që të bën përshtypje është edhe fakti që lidhet me cilësitë atletike fenomenale të këtij kampioni të rrallë, i cili më shumë sesa kërceu, u duk sikur fluturoi me shpatulla për të goditur atë top dhe në Spanjë i kanë bërë menjëherë skanerin e golit. Kristiano Ronaldo e goditi sferën në lartësinë 238 centimetra, ndërsa shpatullat e tij gjatë koordinimi­t ishin në 141 centimetra lartësi. Këto shifra konfirmojn­ë jo vetëm klasin dhe gjenialite­tin e aktit sportiv, me të cilin "CR7" shtriu edhe një herë tjetër në tapet Juventusin, por thekson fort cilësitë atletike të këtij "bishe" të sportit më të bukur në botë, një mrekulli balistike prej alieni... FLUTURIMI PREJ

238 CENTIMETRA­SH

Roveshata e Kristiano Ronaldos ishte një miksim mes teknikës dhe forcës, diçka shumë e vështirë për t'u aplikuar, por vetëm kampionët si portugezi mund t'i bëjnë të duket aq të lehta, qoftë edhe duke arritur që të fluturojë dhe të kapë sferën në lartësinë prej 238 centimetra­sh. Por çfarë mund të krahasohet me këtë kërcim në ajër të "CR7"? Me 2 metra e 38 centimetra­t e tij, Kristiano Ronaldo ka kërcyer thuajse në lartësinë e traversës, e cila është vetëm 244 centimetra. Nëse do të kishin vënë paralel me të Manute Bolin, portugezi do të kishte kërcyer edhe mbi basketboll­istin më të gjatë të historisë së NBA-së, me 230 centimetra­t e tij. Një tjetër krahasim? Merrni një ari të murrmë, një forcë të natyrës, i cili në egërsi e sipër, kur ngrihet mbi dy këmbë për të sulmuar prenë e tij, shkon deri në 2.5 metra, por edhe një ari i frikshëm ndoshta do të ishte përulur përpara

luzitanit... Duke llogaritur shpejtësi veprimi dhe lartësi ekzekutimi, kërcimi i Ronaldos do të ishte në lartësinë e një prej kafshëve më të shpejta të botës, si një struc mashkull, që ka një gjatësi mes 2.1 dhe 2.5 metrave maksimumi, apo pse

jo, sa gjatësia e qafës së një gjirafe (rritet deri në 2.3 metra). Dhe akoma më shumë, me atë roveshatë, ndoshta Ronaldo do të mund të kishte shënuar një pikë spektakola­re me këmbë edhe në një ndeshje volejbolli, duke qenë se gjatësia e rrjetës së

këtij sporti ngrihet në 243 centimetra për meshkujt dhe 224 për kategorinë e femrave. Shkurt, qenie njerëzore që të bëjnë veprime të tilla, ka pak në këtë planet, por deri tani, i vetmi që ka një emër konkret është Kristiano Ronaldo...

 ??  ??
 ??  ?? Ariu i murrmë në moment sulmi në këmbë arrin deri në 250 centimetra
Ariu i murrmë në moment sulmi në këmbë arrin deri në 250 centimetra
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania