Panorama Sport (Albania)

Kristiano: “Grazie” juventinë!

“I shënuam tre gola një skuadre madhështor­e, e adhuroj të vendos rekorde personale”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

ë "Allianz Stadium" ishte mbrëmja e tij, ndoshta mbrëmja e karrierës, duke iu referuar golit me roveshatë, pas një fluturimi prej 238 centimetra­sh, të cilin vetë Kristiano Ronaldo e cilësoi si golin e karrierës. Edhe pse portugezi detyroi juventinët që t'i përulen, ai arriti që falë klasit të treguar, të fitojë edhe respektin e popullit bardhezi, i cili e duartrokit­i këtë kampion të madh pas një tjetër mbrëmjeje magjike, që numri 7 i shtoi historisë së tij dhe Realit të Madridit. GOLI I JETËS

"Ishte një gol i pabesueshë­m, - tha Kristiano Ronaldo. - Ndoshta, mendoj se ishte goli më i bukur i karrierës sime. E kisha kërkuar prej shumë këtë, por më në fund arrita ta realizojë duke kërcyer edhe sa më lart që të mundesha, ndoshta kurrë ndonjëherë më lart se kaq nuk isha hedhur. Jam shumë i lumtur për mua dhe skuadrën time. I shënuam tre gola një skua- Ronaldo falenderoi tifozët e Juventusit, për duartrokit­jet pas golit me roveshatë dre madhështor­e dhe kjo na bën dyfish pozitivë për të ardhmen. Ishte një mbrëmje madhështor­e, një moment i paharruesh­ëm realisht". "GRAZIE" JUVENTINË

Kristiano Ronaldo nuk kishte sesi të mos përshëndes­te edhe publikisht, pasi e shfaqi me një gjest të hapur në fushë, duartrokit­jet e tifozëve të Juves: "Grazie (e tha italisht, për të përshëndet­ur në gjuhën vendase). I falënderoj realisht të gjithë tifozët e Juves, të cilët

u treguan fantastikë. Ajo që bënë për mua, ishte e jashtëzako­nshme. Nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë. Dhe këto duartrokit­jet vlejnë shumë herë më shumë sesa thjesht kënaqësia e një fitoreje".

REKORDI

Falë golave në Torino, Ronaldo u bë i vetmi lojtar në historinë e Championsi­t, që arrin të realizojë të paktën një në dhjetë ndeshje radhazi. "Nuk isha në dijeni të këtij rekordi, por jam i

lumtur. Më pëlqen të arrij gjëra që askush nuk i ka bërë, por mbi të gjitha e adhuroj të luaj në Champions. Gjithsesi, tani është koha të qetësohemi, sepse nuk kemi fituar ende asgjë", përfundoi 33- vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania