Panorama Sport (Albania)

Pep: Do bindim veten që ia dalim

"Tani askush nuk beson, por jo unë. jo skuadër më ka treguar shumë gjëra të mira"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Dy fytyrat e mbrëmjes së "An field Road" janë ato të Jyrgen Klopit dhe Pep Guardiolës: fitorja 3-0 e Liverpulit ndaj Mançester Sitit e adresoi kualifikim­in në gjysmëfina­let e Ligës së Kampioneve nga ana e 5 herë kampionëve të Europës. Por pavarësish­t zhgënjimit, tekniku i "qytetarëve" beson: "Askush nuk beson se ne do të shkojmë në gjysmëfina­le. Prej ditës së nesërme do të bindim veten se mund t'ia dalim. Nuk krijuam shumë raste të pastra, sepse ata u mbrojtën në thellësi. Kishim nevojë për një gol, por nuk arritëm që ta shënojmë. Unë besoj shumë në skuadrën time. Më ka treguar shumë gjëra të mira gjatë këtij sezoni. Kemi ende edhe 90 minuta dhe do e provojmë. Tani të përgatitem­i për derbin me Junajtid". Siti i këtij sezoni e ka një defekt. Kur ai është në vështirësi, nuk ka një plan B për të përmbysur situatën. "Ne e treguam që në fillim qëllimin, me të cilin kishim ardhur këtu. E nisëm duke treguar personalit­et të jashtëzako­nshëm, por ata shënuan gol. Vazhduam të luajmë, por ata shënuan edhe dy gola të tjerë. Pastaj u bë e vështirë. Patën 10-15 minuta në pjesën e parë ku ishin më mirë se ne. Në pjesën e dytë, ne provuam gjithçka, por nuk arritëm që ta gjejmë golin. Te dy golat e tyre të parë, ne e kishim ndeshjen në kontroll, por ata shënuan. Nuk kam shumë pengje apo ankesa. Askush nuk beson, por ne kemi edhe një tjetër ndeshje. Ata bënë dy sulme dhe shënuan dy gola. Është e rëndë, por për pjesën tjetër të ndeshjes ne ishim shumë... shumë mirë. Duhet ta kishim shënuar një gol, por ata

u mbrojtën më shumë. Duhet ta pranojmë rezultatin dhe tani presim Junajtid në shtëpi, pastaj na viziton Liverpuli. Të shohim çfarë do të ndodhë. Sigurisht që është e vështirë, por ne besojmë", vijoi katalanasi për "BT Sport". Ai komentoi edhe incidentin me autobusin

e skuadrës përpara ndeshjes. "Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes, ju më shpjeguat se do të ndodhte. Normalisht, kur policia e di që do të ndodhë, ata u përpoqën ta shmangnin. Kështu që unë nuk e prisja këtë nga Liverpuli, nga tifozët e tyre. Një vit më parë, diçka e

ngjashme ndodhi në Dortmund. Ne erdhëm këtu për të luajtur futboll dhe nuk e kuptoj këtë situatë. Autobusi është i shkatërrua­r dhe nuk pres nga një klub prestigjio­z si Liverpuli të bëjë diçka të tillë. Nëse nuk është Liverpuli, janë njerëzit e tij. Shpresoj të mos përsëritet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania