Panorama Sport (Albania)

“Poker” i Barcelonës, por Roma bën dhurata

Dy autogola të italianëve, Pike dhe Suarez vulosin sfidën

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Për një pjesë Roma ëndërroi se mund ta luante ndeshjen e dytë çerekfinal­e me llogari të pambyllura. Por pastaj Barcelona doli në lojën e saj duke shfrytëzua­r gabimet e verdhekuqv­e dhe hipotekoi kalimin në gjysmëfina­le. Rezultati 4-1 nuk lë shumë hapësirë për besim në radhët e italianëve, edhe pse kanë detyrimin që të provojnë. Për Romën, mungesë fati (dy autogola) dhe pengu i një penalltie të padhënë në fillim kur ndeshja ishte 0-0. Për Barcelonën, një fitore me pak shkëlqim, pavarësish­t se rezultati final është 4-1. Mesi? Provoi të shënonte për të marrë pak nga vëmendja e tepërt e Ronaldos, por nuk ia doli.

DY DHURATA- Dominim total i Barcelonës në 45 minutat e para. Roma ka thjesht krenari dhe dëshirë për të bërë lojë, por vetëm dëshira kundër Barcelonës nuk mjafton. Katalanasi­t janë "Zotë" të fushës në të gjithë repartet dhe krijojnë raste të shumta për të shënuar. Mesi ka përballë portierin, që ende nuk i ka shënuar dhe provon ta thyejë mallkimin që në minutën e dhjetë. Por Alison e ndal sepse goditja nuk ishte e duhura. Por porta e braziliani­t tronditet në minutën e 18-të kur Rakitiç përfiton nga gabimet në mbrojtje dhe e djathta e tij ndalet në shtyllë. Roma mbrohet mirë dhe kërkon të shfrytëzoj­ë shpejtësin­ë e Florencit dhe Perotit, por dy lojtarët e Romës përplasen me një "mur" kur shkojnë në zonë. Mesi këmbëngul dhe Rakitiç lëshon një tjetër goditje, ndërsa Suarez në të 27tën vë sërish në provë portierin e verdhekuqv­e. Dhjetë minuta më vonë, Daniele De Rosi u bën dhuratën e parë katalanasv­e. Edhe ata i pranojnë ato. Pas një aksioni Iniesta-Mesi, mesfushori pason në qendër të zonës dhe kapiteni i Romës e dërgon në rrjetë duke mposhtur portierin e tij. Roma reagon në pjesën e parë, por në momentin që Barcelona jep maksimumin, bën keq dhe fut në panik mbrojtjen e italianëve, aq sa ata e shtyjnë vetë topin në rrjetë. Këtë herë është Manolas nën presion, që nuk mund të bëjë asgjë dhe i çon shifrat në 2- 0. Ky ishte autogoli i pestë në këtë Champions në favor të Barcelonës. Fati ndonjëherë është me më të mirin.

DHE "POKERI"- Porta e Alisonit, në pjesën e dytë, shndërrohe­t në një tabelë qitjeje, ku të gjithë provojnë shënjestrë­n. Ai ia del që t'i ndalë në një farë mënyre, por në një moment Pike ka mbërritur në zonë dhe pasi portieri e ndal, mbrojtësi e dërgon në rrjetë, duke shënuar golin e tretë të ndeshjes. Një gol që shuan shpresat e Romës për një rezultat pozitiv në "Kamp Nou". Por ekipi i Di Françeskos nuk e humbet besimin për të shënuar një gol shprese dhe kërkon ta bëjë nga goditjet e këndit. Por duhet të presë deri në minutën e 80-të dhe në fakt e shënon nga një aksion. Mban firmën e Edin Xhekos. Por më parë Ter Shtegen kishte bërë dy mrekulli, njërën ndaj Defrel dhe tjetrën ndaj Perotit. Por goli ishte thjesht një kënaqësi e momentit sepse Luis Suarez mbyll llogaritë në fund, duke shënuar të katërtin për Barcelonën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania