Panorama Sport (Albania)

Shënon pas 1 viti, Suarez: Autogolat janë merita jonë

-

Të mos shënosh në Ligën e Kampionëve prej më shumë se 1 viti, është një barrë e rëndë mbi shpatulla, sidomos për një sulmues si Luis Suarez që "jeton" me golat. Por ditën e djeshme, ai e "theu" mallkimin që po e përndiqte në këtë kompeticio­n, duke shënuar golin e katërt të ndeshjes, që i dha më shumë qetësi Barcelonës. Por ai thotë se festoi me rebelim, për faktin se pak minuta më parë Roma kishte shënuar.

FESTIMI- "Është e vërtetë që festova shumë dhe me zemërim, sepse na kishin shënuar gol. Rezultati 4-1 është një avantazh shumë i madh për ndeshjen e ardhshme dhe për të na lejuar të luajmë me qetësi. Në nivelin personal, sigurisht që jam i gëzuar për golin ,sepse më mungonte shumë dhe nuk kisha shënuar prej disa kohësh".

REZULTATI- "Nëse sheh rezultatin, ndoshta mendon që është pak i ekzagjerua­r, por ashtu siç shkoi ndeshja, kishim raste të pastra për të shënuar më shumë. Portieri i tyre bëri një ndeshje të mirë".

AUTOGOLAT- "Fakti që kemi qëndruar shumë kohë në zonën e atyre dhe ata kanë shënuar autogola, është një meritë e jona. Sigurisht që duhet të jemi të kënaqur që kemi qenë shpeshherë në portën kundërshta­re".

TER SHTEGEN- "Mark është portieri më i mirë i momentit. U kuptua menjëherë në momentin që humbi topin dhe pastaj bëri një pritje spektakola­re për të shpëtuar portën. Ai e tregon herë pas here që është një nga më të mirët në Europë".

TRIPLETA- "Ne do të tentojmë t'i fitojmë të gjitha ndeshjet, fillimisht në kampionat dhe pastaj për 15 ditë të përgatitem­i për finalen e kupës. Por në Champions nuk i dihet sepse është një kompeticio­n i vështirë dhe skuadrat janë të gjitha të forta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania