Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Ikardi na ka mësuar keq, arbitrat shkova t'i puthja

“Flas vetëm për Interin, për Milanin pyesni Rinon”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

ë konferencë për shtyp pas barazimit në derbi, Luçiano Spaleti analizoi sfidën dhe foli për objektivat e ekipit, pa harruar edhe një shpjegim origjinal mbi rastet e humbura nga Mauro Ikardi.

NDESHJA- "Nuk mund të them se jam i lumtur, por nuk ndihem keq. Skuadra ime tregoi edhe një herë se di të ndjekë qëllimet dhe të punojë për t'i arritur. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua në këtë moment, rezultati vjen i dyti".

MILANI- "Për mua, situata nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh, thjesht sot (dje) morëm një pikë ndaj ekipeve të tjera. Milani vazhdon të mbetet tetë pikë larg, megjithatë nuk i shoh ende jashtë luftës për vend të katërt. Nuk harxhoj frymë për t'u bërë kompliment­e rivalëve, fjalët e ëmbla i kam ruajtur për djemtë e mi. Për skuadrën e tij le të flasë Gatuzo, fundja ai e njeh më mirë Milanin se unë".

IKARDI- "Rastet e humbura janë diçka që mund t'i ndodhin kujtdo. Ikardi na ka mësuar keq sepse bën gola që jo gjithkush i bën dhe nuk ka problem që sot humbi dy raste normale. Është vërtet një mëkat sepse tri pikët do të kishin shumë vlerë, por sidoqoftë nuk më intereson kush meritonte të fitonte. Ajo që mund të them është se ne bëmë një ndeshje të bukur dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, me përjashtim­in e vetëm që në ndeshjet e radhës dua të shoh më shumë egërsi dhe vendosmëri nga djemtë".

INTERI- "Gjithmonë kam qenë kritik për ekipin tim, por tashmë mund të them se ky Interi është i fortë. Kam shumë besim për të ardhmen dhe njëkohësis­ht jam shumë i lumtur me atë që djemtë po bëjnë në fushë. Sigurisht, ka ende vend për përmirësim, por megjithatë nëse vazhdojmë të luajmë më këtë personalit­et, mendoj se do të kemi kënaqësi të tjera në të ardhmen. E dimë se cili është objektiv ynë, ndaj duhet të vazhdojmë në këtë rrugë".

PËRMIRËSIM­ET- "Pa dyshim që kemi disa rregullime që duhen bërë dhe pak me nxitim madje. Për shembull, kur kromojmë, nuk jemi të shumtë në zonë. Zgjedhjet e duhura i gjejmë në shumë raste, ndaj na mbetet të sulmojmë më mirë zonën. Galjardini ka forcë të madhe fizike, por duhet të mësojë të lëvizë më shumë vertikalis­ht se horizontal­isht.

POLEMIKA- "Me arbitrat nuk debatova dhe nuk kërkova shpjegime, doja thjesht t'i puthja".

 ??  ?? radhazi pa pësuar gol, është kjo statistika bazë e Interit pozitiv të kohëve të fundit. Diçka e tillë në Milanon zikaltër nuk ndodhte prej vitit 2005.
radhazi pa pësuar gol, është kjo statistika bazë e Interit pozitiv të kohëve të fundit. Diçka e tillë në Milanon zikaltër nuk ndodhte prej vitit 2005.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania