Panorama Sport (Albania)

“Inter meritonte më shumë”

"Rinovimi? Mbase që sot, kam folur me drejtuesit. Champions-i? Luftojmë deri në fund"

- Përgatiti: OLSI TUJANI

‘ Dy derbi të humbur do të ishin shumë. Nuk duhej në asnjë mënyrë të dilnim pa pikë nga kjo ndeshje", është përgjigjur Gatuzo në fund të ndeshjes për "Sky Sport". Trajneri i Milanit ka qenë i drejtpërdr­ejtë dhe, pse jo, i sinqertë në atë që ka deklaruar në fund të 90 minutave. Shpërdorim­et e Ikardit ia faturon mungesës së maturisë te disa prej të rinjve, ndërkohë që thekson gabimet që ka bërë skuadra në daljet përpara. Trajneri i "Djallit" prek edhe çështjen e rinovimit.

Derbi - "Inter ka luajtur më mirë. Ne kishim rastet tona, por ata merituan më shumë. Ne tentuam që të sul- mojmë zonat qendrore, sidomos në pjesën e parë. megjithatë, skuadra më ka pëlqyer shumë, sidomos Bonuçi, Romanjoli dhe linja e mbrojtjes".

Pika e fortë - "Sot ( dje) kemi mbyllur të gjitha linjat, por kemi gabuar shumë gjatë daljeve përpara. Nëse nuk funksionon çdo ingranazh i mundshëm i skuadrës, nuk mund të presim që gjërat të shkojnë mirë.

Interi - "Ata kanë ndryshuar diçka, sidomos në të djathtë ku Kandreva është gjithmonë në ndihmë të mesfushorë­ve dhe Kanselo sheh gjithnjë përpara. Është një zonjë-skuadër dhe duhet ta respektojm­ë. Kështu që duhet ta vlerësojmë si të artë këtë pikë të marrë prej tyre".

Champions-i - "Unë mendoj që të përmirësoh­emi me punë, si taktikisht dhe teknikisht. Nuk jemi akoma në 100% dhe kemi ende tetë ndeshje. Përderisa kemi ende shanse, do të duhet të provojmë deri në fund".

Mangësitë - "Duhet të jemi më të qartë përpara. Topi nuk shkon vetëm drejt, por diagonalis­ht dhe për këtë kam dhënë shumë këshilla. Nëse duam që të luajmë një tip të caktuar loje, duhet të jemi më konkretë në zbatimin e saj".

Rastet e Ikardit - "Në ato raste në fund u treguam pula dhe u nxituam shumë në nisjen e topit. Janë mëkatet të rinisë dhe ka nevojë që të përmirësoh­emi ende".

Rinovimi - "Nuk është prioritet, por do të vijë, madje që nesër (sot), pasi është diçka për të cilën kam biseduar me drejtuesit. Ajo që më intereson më shumë është që më është dhënë mundësia për të çuar këtë klub aty ku e meriton dhe më duhet të punoj për ta bërë të mundur këtë", ka përfunduar Xhenaro Gatuzo pas barazimit ndaj Interit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania