Panorama Sport (Albania)

Strakosha do gjysmëfina­let, e sfidon shqiptari Berisha

-

Gardiani i Kombëtares është në kërkim të një objektivi madhor këtë edicion me Lacion. Në të parin vit si titullar me bardhekalt­rit, Thomas Strakosha po kërkon që të ruajë jo vetëm zonën Champions nga kampionati në Serinë A, por edhe t'i shkojë deri në fund kompeticio­nit aktual në Europa Ligë. E deklaruar edhe nga drejtori sportiv Igli tare, Lacio ka si qëllim që të triumfojë në këtë kompeticio­n, qoftë për lavdinë, por edhe për mundësinë që ofron si rrugë më e shkurtër për Champions-in në sezonin e ardhshëm. Mirëpo, sot, Lacio dhe Strakosha do të kenë përballë shqiptarin Berisha. Sulmuesi i Red Bull Salsburg, i cili eliminoi Dortmundin me golat e tij, do të jetë një kundërshta­r i vështirë për skuadrën italiane. Megjithatë, me një garanci në prapavijë si Strakosha, Lacio e Simeones do të kërkojë që t'i shkojë deri në fund, duke tentuar jo vetëm fazën gjysmëfina­le të kompeticio­nit.

Atletiko- Një prej pretendent­eve kryesore për të fituar Europa Ligën, Atletiko i Madridit, është duke bërë mirë në kampionat, teksa renditet e dyta pas Barçës dhe me katër pikë më shumë sesa Reali ndjekës. Të besuarit e Simeones do duhet të bëjnë mirë edhe ndaj Sportigut të Lisbonës, për të vijuar me paraqitjet pozitive të shfaqura në këtë kompeticio­n, duke qenë se në start, nuk bënë mirë në grupet e Champions-it dhe u eliminuan. Dy barazime me Karabagun e Agollit bënë që Roma e Çelsi ta linin jashtë. Arsenal vjen pas katër fitoreve radhazi dhe do të kërkojë të mos ndalet, për të synuar mbylljen e edicionit në mënyrën më të mirë të mundshme, me Europa Ligën të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania