Panorama Sport (Albania)

Shqipëria pëson më shumë me Panuçin

Mesatarja e golave, kuqezinjtë pësojnë 1.3 gola/ndeshje

- OLSI TUJANI

dryshimi i një trajneri kërkon kohën e mjaftueshm­e që skuadra të përshtatet me teknikun e ri që vjen në drejtim. Mirëpo, sa herë që ka dy trajnerë të ndryshëm, ka vend për të bërë krahasime mes ecurisë së skuadrës për dy mënyrat e drejtimit. Kuqezinjtë e De Biazit patën suksesin e madh të arritjes në Europian, ndërkohë që në të ardhmen do të duhet që një arritje e tillë të synohet edhe me Panuçin, me anë të dy kompeticio­neve: Liga e Kombeve dhe kualifikue­set për europianin "Euro 2020". Po si vjen skuadra përfaqësue­se dhe si është situata e reparteve të kuqezinjve? MBROJTJA, DRAMË

"Mbrojtja më e mirë është sulmi", është një filozofi e përdorur në futboll, e cila duket se është përqafuar edhe nga trajneri i Kombëtares, Panuçi, ose të paktën kjo është ajo që ai po përpiqet që ta vërë në zbatim dhe ta bëjë realitet. Por, për të sulmuar, duhet të kesh bazat e forta, që në këtë rast është mesfusha apo mbrojtja. Dhe kjo e fundit duket që po kalon një nga momentet më të vështira, duke qenë se vetë mbrojtësit nuk po kalojnë momente të mira me skuadrat ku luajnë. E gjithë kjo bën që të mos ofrojnë garancitë e duhura për skuadrën që të mund të sulmojë mirë.

SITUATA

Elseid Hysaj është lojtari që bën përjashtim, jo vetëm me repartin e prapavijës, por edhe me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës. Kjo, për vetë vazhdimësi­në dhe garancitë që ai ka tashmë të fituara me italianët e Napolit. Po të tjerët? Mërgim Mavraj është i pezulluar nga Hamburg, ekipi i cili është duke luftuar për mbijetesën në Bundesligë. Minuta të pakta dhe vështirësi në skuadër sigurisht që nuk ndikojnë pozitivish­t në ekipin Kombëtar. Arlind Ajeti, me një minutazh të pakët te Krotone, nuk mund të ofrojë mjaftueshë­m garanci, për sa kohë që nuk luan rregullish­t. Momentalis­ht, ai që po kalon një formë të mirë në këtë repart është Ansi Agolli, por trajneri i Kombëtares preferoi që ta lërë jashtë kapitenin e Kombëtares në dy grumbullim­et e fundit. Veseli e Gjimshiti po bëjnë gjithashtu mirë në Itali, me të parin që është lider i Empolit, skuadrës kryesuese në Serinë B. Memolla e Balliu apo edhe risia Lika duket që nuk kanë dhënë garancitë e duhura te trajneri. Ky i fundit zhgënjeu edhe në ndeshjen e fundjavës në Zvicër me Grasshoper­s. Memolla e Balliu, gjithashtu nuk garantojnë sigurinë e mjaftueshm­e për prapavijën. NDRYSHIMET

Shqipëria e De Biazit kishte mbrojtjen si një nga pikat kryesore. Me pesë gola të pësuar në gjashtë ndeshjet e para, mesatarja e golave të pësuar është 0.83 gola për

ndeshje. Ndërsa për totalin e ndeshjeve të tij në drejtim, 52 gola në 54 ndeshje, e bëjnë mesataren e golave të pësuar në vetëm 0.9 gola për çdo 90minutësh. Aktualisht, Shqipëria e Panuçit, në gjashtë sfidat e para, ka pësuar tetë herë dhe në përqindje është 1.3 gola për ndeshje. Krahas formës dhe situatës jo të mirë që po kalojnë lojtarët e repartit, ndryshimet dhe eksperimen­tet e shpeshta në skuadër sigurisht që lënë gjurmë në performanc­ë. Më parë, dyshja Mavraj-Cana ishte garanci, jo vetëm për formën e tyre dhe autoriteti­n në fushë, por edhe për vetë faktin që ata vetë dhe skuadra njiheshin me mënyrën e tyre të lojës. Aktualisht, dëshira për të provuar, bën që Mavraj, Ajeti, Gjimshiti e Veseli, të mos formojnë ende një dyshe stabël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania